Tre studentë gjermanë po ofrojnë shërbime seksuale për studentet femra duke pretenduar se kështu i ndihmojnë ato të mposhtin stresin dhe të përmirësojnë rezultatet në shkolla.
Tre studentët e degës së biznesit në universitetin Mannheim i ofrojnë shërbimet falas duke pretenduar se janë kampionë të emancipimit seksual.
“Ne po fokusohemi tek studentet femra për shkak se ato e përjetojnë keq seksin për një natë. Mbi të gjitha, femrat që kanë dëshirë të bëjnë pak qejf shpesh cilësohen si të përdala,” thotë njëri prej tyre për Der Spiegel.
Të tre e kanë mbushur kampusin universitar me postera të shërbimit të tyre.
Deri më tani thonë e kanë marrë 82 mesazhe, edhe pse shumëkush i sheh njoftimet dhe qesh. Motoja e tyre është: Vlerësime më të mira përmes seksit të mirë./tema