Një muaj më parë gjashtë adoleshentë afro- amerikanë u mbytën në një incident të vetëm në Luiziana, duke ngritur pikëpyetje se përse kaq pak amerikanë të zinj nuk dinë të notojnë.
Kur një 15 vjeçar, Dekendrix Warner, hyri në ujë të thellë, atë e kapi paniku. Pas tij shkuan gjashtë fëmijë të tjerë afro- amerikanë për ta shpëtuar dhe të gjithë u mbytën. Vetë Dekendrix u shpëtua nga një kalimtar.
Një nënë humbi tre fëmijë. Ajo thotë se asnjë nga të rriturit aty nuk dinte not.
Në SHBA ka 3500 mbytje aksidentale çdo vit, thuajse 10 çdo ditë.
Por BBC thotë se sipas të dhënave, numri i afro-amerikanëve të mbytur është tre herë më i lartë se i fëmijëve të bardhë.
Por përse ndodh diçka e tillë?
Janë disa shkaqe, por natyrisht faktori frikë është i pari. Prindërit e fëmijëve me ngjyrë nuk u mësojnë atyre not pasi nuk e dinë vetë. Zakonisht prindërit që nuk dinë not nuk ua mësojnë as fëmijëve. Kjo daton që nga periudha e skllaveve kur zezakëve nuk u lejohej të notonin. Po ashtu, në vitet ’20 e ’30, kur pati një bum pishinash, njerëzit me ngjyrë nuk lejoheshin të notonin. Diçka e tillë i përndoqi ata deri në vitet ’60. Po ashtu, një teori jokorrekte shkencore është e përhapur se zezakët nuk janë shumë të gjallë ndaj nuk dinë të notojnë. Natyrisht ekziston edhe një perceptim se noti është një sport i bardhë dhe elitar./tema