Një seri ceremonish në Sarajevë do të përkujtojnë 20-vjetorin e nisjes së luftës në Bosnje e Hercegovinë, një konflikt që pa masakrat më të rënda në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Konflikti nisi në prill të vitit 1992 si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Rreth 100 mijë persona mbetën të vrarë dhe pothuajse gjysma e popullsisë u detyrua të braktiste shtëpitë përgjatë gjashtë viteve luftë.
11.541 karrike të kuqe kanë mbushur rrugët e Sarajevës ku dhe konflikti filloi, nga një për secilën viktimë. Persona të shumtë kanë vendosur lule të bardha në disa prej karrikeve, teksa kanë marshuar përgjatë tyre.
Një arush, lodra dhe fletore shkollore janë vendosur në disa karrike të vogla, që simbolizojnë fëmijët e vrarë gjatë ofensivës barbare të forcave serbe që zgjati 4 vjet.
Banorëve të Sarajevës iu kërkua që në orën 12:00 të ndërprisnin punën për një orë, për të përkujtuar nisjen e konfliktit të rëndë.
Shumë persona kanë ecur përkrah karrikeve, të cilat zunë plot 800 metra përgjatë rrugës qendrore në Sarajevë, që mori emrin pas themeluesit të Jugosllavisë, Marshallit Tito.
Në një skenë përballë karrikeve, një kor me një orkestër të vogël klasike ka performuar këngë, shumë prej të cilave të kompozuara gjatë rrethimit të kryeqytetit.
“Këta persona dhanë jetët e tyre për lirinë e këtij qyteti. Ata e dashuronin këtë qytet. Ata u vranë vetëm sepse ishin banorë të këtij qyteti, sepse ishin në shtëpitë, shkollat dhe fushat e tyre të lojës”, deklaroi organizatori i koncertit, Haris Pasovic.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Reuters” ka njoftuar se zona autonome serbe e Bosnjes e ka injoruar përvjetorin e nisjes së luftimeve.
TCH