Kjo është historia e princeshës dhe djalit të varfër… Ajo një biznesmene e pasur nga Sidnej, Australi, ndërsa ai një i ri shqiptar… Të dy u dashuruan në Santorini, Greqi, në vitin 2009 ndërsa ajo ishte duke kaluar pushimet e ai punonte si refugjat i thjeshtë.
Kerrie Patterson, nëna e dy fëmijëve, i kërkoi Mark Martinajn të vinte të jetonte me të në Australi. Por historia romantike nuk përfundoi me “ata jetuan të lumtur deri në fund të jetës së tyre” Pas dy vjetësh bashkëjetesë marrëdhënia u turbullua dhe “princesha” i sugjeroi Martinaj që të vizitonte familjen në Shqipëri dhe kur të kthehej do të rishikonin marrëdhënien mes tyre. Por ndërsa ai u kthye, ajo I kërkoi departamentit të emigracionit që ti anullonte vizën. Po kështu anulloi edhe biletën e kthimit…Por Martinaj I cili besonte akoma tek fabula arriti të kthehej sërish atje…Madje e rifitoi dashurinë e tij edhe për disa muaj të tjerë derisa drejtoresha e kompanisë së dizajnit Ion Projects t’i jepte fund marrëdhënies.
“Të lutem më kthe përgjigje, të kam dashur gjithmonë dhe sërish të dua”. Ky është njëri nga mesazhet e shumta që ai i dërgonte por ajo e denoncoi për ngacmim. Sipas prokurorit Patterson e kishte braktisur të dashurin pasi besonte se ai e tradhëtonte. Gjykata e dënoi atë në mbikqyrje për dy vite dhe shqiptari Martinaj jeton tashmë në Melburn, përfundimisht larg saj.