Forumi Kuq E Zi
Sulmi Në Zemër Më I Rrezikshëm Në Mëngjes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sulmi Në Zemër Më I Rrezikshëm Në Mëngjes Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sulmi Në Zemër Më I Rrezikshëm Në Mëngjes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sulmi Në Zemër Më I Rrezikshëm Në Mëngjes Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sulmi Në Zemër Më I Rrezikshëm Në Mëngjes F.0330235701795_m
Sulmi në zemër është shumë më i rrezikshëm për 20 për qind në orët e mëngjesit se në cilëndo kohë të ditës, tregon hulumtimi i Qendrës Nacionale për Hulumtime Kardiovaskulare në Madrid.
Tensioni i gjakut është më i larti në mëngjes, ndërsa më i ulëti natën. Hormonet si kortizoli, i cili rrit nivelin e sheqerit në gjak, po kështu koncentrimin më të madh e ka në orët e hershme të mëngjesit.
Ata që kanë përjetuar infarkte ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe të paradites, kanë pasur dëmtime për pesë herë më të mëdha sesa ata që e kanë përjetuar më vonë, gjatë ditës. Profesionistët besojnë se kjo është pasojë e ndryshimit të tensionit të gjakut, të nivelit të hormoneve dhe të metabolizmit, që shfaqen në momentin e zgjimit nga gjumi. /Telegrafi/

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
15 Menyra Si Te Munden Semundjet e Zemres
Parandalimi i semundjeve te zemres mund të jetë qështje e ndryshimeve të lehta e nganjëherë edhe të dëshirueshme të stilit të të jetuarit.
Përqindja e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në Kanada ka qenë në rënie e sipër që nga 1950. Kanada ka përqindjen më të ulët në botë të vdekjeve nga goditja (pika ne tru). Sidoqoftë lajmi i mirë është se mjeksia moderne do ndihmoj në lehtësimin e gjërave, e më e mira e të mirave është që semundja e zemres të parandalohet se sa të të mjekohet dhe kështu këto ndryshime në jetën tuaj i japin dozë të fuqishme parandalimit të semundjes se zemres.
Krijo Lidhje

1. Thirr një mik apo mikesh dhe dil për dark

Një studim i publikuar në journal Heart (Zemra) në prill të 2004 ka zbuluar se të kesh marrëdhënie të ngushta me ndonjë person tjetër, apo edhe të afërm, mund të përgjysmoj rrezikun nga sulmi ne zemer tek një përson që ka patur sulm zemre më parë.
2. Bëj seks sonte

Llogaritet si aktivitet fizik, i cili natyrisht është i mirë për zemrën tuaj. Dhe kjo mund të jetë pse hulumtuesit nga Univerziteti i Bristol-it kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks së paku dy herë në javë janë më pakë të anuar të kenë goditje (sulm në tru) apo probleme tjera kardiovaskulare se sa ata të cilët bëjnë seks më pak. Hulumtuesit kështu kanë thënë: “Burrat e moshës mesatare duhet të kënaqen që tash e dinë se mardheniet seksuale të shpeshta nuk kanë gjasa të rezultojnë në rritje substanciale të rrezikut të sulmit në zemer.” Edhe gratë gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo… po po edhe ju!Ushqimet

3. Përfshij në ushqim edhe fasulet për katë herë në javë

Hulumtuesit ng Univerziteti Tulane kanë zbuluar se njerëzit të cilët ndiqnin këtë udhëzim kanë zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës për 22 përqind krahasuar me ata të cilët hanin më pakë fasule.
4. Bëj sallat të freskët dhe hudh një lugë vaj liri

Vaji i Lirit përmban 7 gram të acideve yndyrore omega-3, i cili, ashtu sikur e përmendëm, është një mënyrë shumë e mirë e përmirësimit të shëndetit tuaj në përgjithësi.
Zgjedhje të Shendetshme Për Mëngjes5. Ha së paku katër herë në javë mëngjes nga drithrat (cereal) me shumë fibër

Në një studim të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në shtator të 1999, shkenctarët nga Univerziteti Harvard-it kanë zbuluar se femrat të cilat hanin 23 gram fibër në ditë – shumica nga drithrat – ishin 23 përqind më pakë të rrezikuara që të kenë sulm në zemër se sa ato të cilat konsumonin vetëm 11 gram të fibrës. Tek burrat, një diet e pasur me shumë fibër ka zvogëluar për 36 përqind gjasat e sulmit në zemër.
6. Hudh 30mg fara të bluara liri në jogurt apo drith (cereal) çdo ditë.

Në këtë mënyrë ju do të arrini të merrni 2 gram të acideve yndyrore omega-3, yndyra të shëndetshme që shumë studime kanë zbuluar se ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe zvogëlimit të rrezikut të vdekjes së papritur nga abnormalitetet ritmike të zemrës.E mirë për kënaqësin tuaj

7. Ha qokolatë të zezë disa herë në javë

Beso ose mos beso, disa studime të vogla tregojnë se qokolata e zezë mund të jetë e mirë për zemrën tuaj! Efektet e dobishme me gjasë janë nga kimikalet në qokolatë të cilat quhet flavonoid, të cilët ndihmojn arteriet të janë fleksibile. Përbërësit tjerë të kësaj ëmbëlsire duken t’i bëjnë arteriet më pak të mpiksen (bllokohen) dhe parandaloj kolesterinen e keqe, LDL, nga oksidimi, kështu duke e bërë më pak të mundshme formimin e pllakëzave. Përveç tjerash qokolata e zezë është e pasur me magnez dhe fibër. Por rri larg nga qokolata me qumësht, e cila është me sasi të lartë të yndyrës e kështu anon të rris kolesterinën.
8. Pi një birr një herë në ditë

Një studim i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry ka zbuluar se burrat që pinin një birr në ditë për një muaj kanë zvogëluar nivelet e kolesterinës, kanë ngritur antioksidantet e shëndetshëm për zemër në nivelet e gjakut, dhe kanë zvogëluar nivelet e tyre të fibrogjenit, një protein që kontribuon në piksimin e gjakut. Natyrisht, vera e kuqe mund të jetë edhe më e mirë. Zgjedh birr ose verë por jo të dyja.
Shpërblimet e pushimit

9. Merr pushim të hënën dhe të premten

Hulumtuesit nga Univerziteti i Pitsburg-ut kanë analizuar të dhëna në më shumë se 12,000 burra të moshës mesatare nga Framingham Heart Study dhe kanë zbuluar se ata të cilët merrnin pushim rregullisht kishin zbrituar rrezikun e vdekjes nëga sëmundja e zemrës për një të tretat. Por mos u habit, të marrësh me vete mobilin, laptopin dhe qanten plot me letra nuk të ndihmon të arrish efektet e zvogëlimit të stresit nga pushimi.
10. Shko sonte fli një orë më herëtNjë studim i bër nga Harvard-i në 70.000 gra ka zbuluar se ato të cilat arrin të flinin më pakë se 7 orë gjumë kishin pak rritje të rrezikut nga semundja e zemres.
Hulumtuesit dyshojnë që mungesa e gjumit rrit hormonet e stresit, rrit shtypjen e gjakut dhe ndikon në nivelet e sheqerit në gjak. sidoqoftë mos kalo mbi 9 orë gjumë sepse po i njëjti studimi ka zbuluar se gratë të cilat flinin për nëntë apo më shumë orë në ditë e rrisnin paksa rrezikun nga semundjet e zemres.
Shto erëza të freskëta në ushqime

11. Gatuaj e përdor gjengjefil dhe shafran të indisë dy herë në javë

Ato kanë dobi anti-inflamator dhe inflamacioni është një kontribues i madhë i sëmundjes së zemrës.
12. Ha lajthi

Nevoitetn vetëm 45 gram të lajthis në ditë për të zvogëluar rrëzikun e sëmundjeve kardiovaskulara. Pra, lajthit jo vetëm që janë të shijshme por edhe të mira për zemër.
Sulmo Semundjen e Zemres si të zgjohesh

13. Merr vitamin b kompleks çdo mëngjesKur hulumtuesit Zvizran kanë pyetur më shumë se 200 burra dhe gra që të marrin kombinim të B vitaminave (acid folik, vitamin b6 dhe vitamin b12) ose placebo pas operacionit për hapjen e arterieve, ata kanë zbuluar se tek ata të cilët merrnin vitaminat nivelet e homocisteineve, një substancë e lidhur në rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin për 40 përqind më të ulëta. Grupi që merrnin placebo nuk kishin ndonjë ndryshim. Plus grupi që merrnin vitaminat kishin enë të gjakut më të hapura se sa ai i cili merrte placebo.
14. Largo dëshpërimin

Thirr mjekun nëse e sheh që po ke problem të zgjohesh në mëngjes, të ka humbur interesi ndaj aktiviteteve normale tuaja, apo thjesht ndihesh keq. Ndoshta je në depresion dhe një depresion i patrajtuar në mënyrë të dukshme rrit rrezikun tuaj të sulmit në zemër.Fuqia e një miku besnik

Haha, këtu nuk po flas për një mik besnik njeri, edhe pse do të ishte shumë mirë po të kishe dikë që ti besoje e t’i shpaloje problemet ta lehtësosh barrën kur je në depresion apo ke nevoj për mendimin e dikuj, një situat që shpesh gjendemi të gjithë e rrallë e ndajmë barrën nga mosbesimi. Këtu po flasim për qenien më besnik ndaj njeriut. E ai është Qeni.
15. Dil gjej apo blej një qen

Nuk kemi çka diskutojmë sepse veçmë është vërtetuar fuqia e një shoku leshatuk për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Qeni jo vetëm që të shtyen të jesh më aktiv (mendo për ecjet ekstra që do t’i bësh), por shoqëria dhe dashuria e pakusht që ofron është parë të zvogëloj rrezikun e sulmit në zemër dhe problemeve tjera kardiovaskulare.
Pra, nëse nuk ki qen do të ishte mirë ta kesh një.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons