Abuzimi i antibiotikeve favorizon obezitetin, kjo eshte shpalluar nga nje kerkim i Langone Medical Center i universitetit te Nju Jorkut, i cili ka studiuar efektet afatgjata te ketyre medikamenteve ne stomak, ne zorre, dhe ne nivelin hormonal.
“Zbulimi nuk eshte nje risi, shprehet Attilio Speciani, specilaist ne alergji dhe ne imunologji klinike. Prej shume vitesh tashme fermeret shtojne antibiotiket ne doza te uleta ne ushqimin e kafsheve, pikerisht per t'i shendoshur ato. Te njejtin efekt ka dhe tek qeniet humane”.
Origjina e shtimit ne peshe eshte kapaciteti i antibiotikeve per te rritur rezistencen e insulines ne organizem, nje fenomen qe jo vetem rrit rrezikun e obezitetit, por mund te provokoje me kalimin e kohes shfaqjen e diabetit, kancerit, semundjeve kardiovaskulare, alergjite dhe depresionin.
Por cilat jane limitet e perdorimit te ketyre medikamnteve? “Te rriturit nuk duhet t’i marrin per me shume se 50 dite cdo vit. Por shumica, i nenshtrohen trajtimit me antibiotike para dhe pas nderhyrjeve dentare, te tjeret perdorin keto ilace kunder akneve, dhe i marrin cdo dite per muaj me rradhe. Eshte shume e thjeshte per te kapercyer kufinjte”.
Tek femijet, shton Speciani, duhet te perdoren vetem kur eshte absolutisht e nevojshme: Tendenca eshte te merret qe ne temperaturen e pare, apo dhimjet e fytit, te duhura per te qene te “sigurt”.
Nese infeksioni eshte viral, antibiotiket jane te padobishem. Gjithashtu u konstatua qe infeksione te ndryshme si per shembull otitis media, kane nje kohe te sherimit spontan te barabarte me ate te nje kure antibiotike.“Disa studime, nder te tjera, tregojne se abuzimi i ketyre medikamenteve ne femijerine e hershme mund te shkatojne nga gjashte vite e me tej, nje perdispozite te forte per alergji”, shpjegon mjeku dhe arrin ne perfundimin se: ”Nje integrim i thjeshte i vitaminave dhe mineraleve eshte tashme percaktuese per te ulur rastet e infeksioneve tek femijet, ne te kundert perdorimi i vazhdueshem i antibiotikeve ne moshe parashkollore dobeson sistemin imunitar”.
Me pak fjale, ne qofte se antibiotiket kane revolucionarizuar mjeksine ne 70-te vitet e fundit, duke i bere lehtesisht te sherueshme semundjet vdekjeprurese, sot eshte e nevojshme te besh nje hap prapa, edukimin e perdorimit te tyre te pandergjegjshem dhe duke reflektuar mbi efektet e tyre afat gjate.
“Eshte treguar qe keto medikamente, nderhyjne ne oragnizem ne menyre te zgjatur, e dobesojne dhe me kalimin e kohes e bejne me te prekshem. Pervec kesaj, si pasoje e abuzimit te tyre, po zhvillohen ne te gjithe boten baktere rezistente ndaj antibiotikeve. Vetem ne Shtetet e Bashkuara, cdo vit, keto superbaktere, shkaktojne vdekjen e 80.000 njerezve.
Antibiotiket jane te gjithe njesoj dhe ne te njejten menyre te demshem?
“Sigurisht qe ekzistojne dallime te medha, ne llojin e baktereve te prekur, ne organet e perfshira, ne efektet me skandence te gjate”, shprehet Speciani.
“Disa antibiotike jane me te forte, dhe shkaktojne menjehere pamjen e kerpudhave, te tjerat kane efekte anesore me te buta. Megjithate rregulli vlen per te gjithe: Beni nje perdorim korrekt. Duhet te mesojme te vleresojme kapacitetin mbrojtes te trupit tone dhe per te njohur shenjat e reagimit te semundjes, duke i dhene kohe, kur eshte e mundur per ta mposhtur me forcat e veta”.