Forumi Kuq E Zi
DIETA ME QUMËSHT, HUMB DY KILE PËR 3 DITË Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DIETA ME QUMËSHT, HUMB DY KILE PËR 3 DITË Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DIETA ME QUMËSHT, HUMB DY KILE PËR 3 DITË Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DIETA ME QUMËSHT, HUMB DY KILE PËR 3 DITË Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
DIETA ME QUMËSHT, HUMB DY KILE PËR 3 DITË 52793SHBA- Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Të fillojmë nga pyetja bazë: Cfarë është qumështi?Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lekurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Dieta me qumësht – menyja
Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, caj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe I gotë kos.
Pas Darkës: 1 dardhë, kos.
(ma.ar/ina/BalkanWeb)

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Të parandalosh osteoporozën , sëmundjen në skeletin e njeriut është e mundur. Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë.
Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse do e llogarisim në formë të grirë është i barabartë me 4 lugë të vogla. Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali, transmeton BW.
Parandalimi, përtej tavolinës lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të “braktiset” edhe kur je i ri. Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës.
Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jenë koset që shiten në treg.
Por nuk duhet të harrojmë një gjë: parandalim do të thotë edhe “monitorim” i shëndetit përmes analizave.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shumëkush beson se qumështi mund të shkaktojë pengesa në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mirëpo shkencëtarët i hedhin poshtë këto pohime.
Në revistën Medical Hypotheses, në të cilën publikohen teoritë radikale biomjekësore, janë publikuar supozimet, me anë të të cilave shpjegohet se megjithatë një numër i vogël i njerëzve vuajnë nga problemet me frymëmarrje si pasojë e qumështit.
Duke analizuar disa studime, autorët kanë ardhur në përfundim se jo çdo qumësht është i njëjtë.
Një lloj i caktuar i lopëve, prodhojnë qumështin që përmban proteinën e quajtur beta-CM-7, e cila stimulon gjëndrat përgjegjëse për prodhimin e mukusit në sistemin tretës.
Këto gjëndra janë të pranishme edhe në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa krahas shfaqjes së inflamacioneve (p.sh. te astma), prodhohet sasi e madhe e mukusit.
Kjo teori krijon lidhshmëri në mes të konsumimit të qumështit dhe sasisë së rritur të prodhimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes, mirëpo shkencëtarët thonë se bëhet fjalë vetëm për një hipotezë. /Telegrafi/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë, raporton noa.al duke cituar studimin e bazuar në fakte dhe sondazhe të shkencëtarëve amerikanë.
Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?
Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen elëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.
Dieta me qumësht – menyja
Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe një gotë kos.
Pas Darkës: 1 dardhë, kos.
3 Mënyrat ideale për të rigjeneruar lëkurën
Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme. Gjithsesi evito këtë problem me tri këshillat e mëposhtme.
Dieta AD HOC (e përkohshme)Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.
Aktiviteti fizik
Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.
Trajtimet
Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse.
… dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat
Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons