Deputeti socialist, Erjon Braçe, deklaroi në Parlament se qeveria i ka zhytur kompanitë e ndërtimit në një mal borxhesh, pasi nuk u shlyen faturat për ndërtimin e rrugëve. Gjatë një interpelance me Ministrin e Transporteve, Olldashi, zoti Braçe tha se këto detyrime po krijojnë një zinxhir të rrezikshëm borxhesh.
”Qeveria po e hedh barrën e borxhit mbi privatin, madje mbi një sektor të tërë siç është ndërtimi. Po krijohet një zinxhir borxhesh me burim qeverinë dhe tashmë probleme kanë arritur në dyert e bankave. Është një borxh që ju refuzoni ta njihni edhe pse ai ekziston, është i shtrenjtë dhe po vazhdon të rritet”, deklaroi deputeti Braçe,
Por, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi thotë se qeveria nuk ka asnjë detyrim ligjor të pashlyer ndaj kompanive që kanë kryer punë publike
”Ne nuk kemi borxhe. Ministria ka të detajuar buxhetin dhe për çdo objekt të parashikuar rrugor kemi një plan financimi, të cilin e kemi ndjekur me përpikmëri që nga viti i shkuar”, u kundërpërgjigj Olldashi.
Ngërci i detyrimeve të pashlyera të qeverisë lidhet me një vendim që ajo nxorri në vitin 2008. Vendimi ndalon kompanitë e ndërtimit të marrin pjesë në një tender të dytë nëse nuk kanë kryer 70 për qind të punimeve në tenderin parardhës.
Por, meqënse buxheti zakonisht i shtrin financimet e rrugëve në një kohë më të gjatë se 1 vit, kjo i ka detyruar kompanitë e ndërtimit të kryejnë 70 për qind të punimeve me paratë e tyre apo kredi nga bankat, pasi ndryshe nuk mund të garonin në tendera të tjerë
”Ai që ju e quani borxh nuk është borxh i qeverisë, por është borxh që kompanitë i kanë krijuar vetes. Nuk është gjë tjetër veç zbatim dhe tejkalim i efekteve të vendimit për hyrjen në një tender vetëm pas përfundimit të 70% të punimeve”, shtoi Ministri Olldashi.
Por, Zoti Braçe thotë se ky vendim është pa bazë ligjore dhe i duhej qeverisë që të ndërtonte rrugë për qëllime elektorale, për t’ia kaluar barrën ndërtuesve pasi nuk kishte para.
”Për të mbajtur borxhin në kufirin e 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ju keni detyruar ndërtuesit që të punojnë ata me borxhe. Në total, me përjashtim të rrugës së Kalimashit, janë kryer në sistemin rrugor 560 milionë dollarë investime, por vetëm 156 milionë dollarë janë paguar nga qeveria. Kjo është pra diferenca dhe arsyeja përse shqiptarët i gjejnë ende rrugët në të cilat kalojnë të papërfunduara”, akuzoi deputeti i Partisë Socialiste.
Opozita thotë se faturat e pashlyera që qeveria u ka kompanive të ndërtimit po bëhen kontribuesi kryesor në rritjen e kredive të këqija në banka, të cilat kanë arritur në rreth 19 për qind e totalit.
tch