Libia i është përgjigjur negativisht kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ekstradimin e djalit të ish-diktatorit Gaddafi, Saif al-Islam.
Në një deklaratë zyrtare, Tripoli theksoi se “ai do të qëndrojë në vend, për t’u përballur me drejtësinë libiane për akuzat e ngritura ndaj tij”.
Saif al-Islam kërkohet nga Haga për akuzat e shtypjes së dhunshme të lirisë për të protestuar gjatë revoltës së 2011-s dhe për krime kundër njerëzimit.
Megjithatë, autoritetet e përkohshme libiane këmbëngulin se është e një rëndësie thelbësore për vendin që 39-vjeçari të gjykohet në Libi. Al-Islam është i vetmi djalë i diktatorit i përfshirë direkt me revoltat ende në jetë dhe dënimi i tij në vend konsiderohet si një akt shumë i rëndësishëm për ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
Aktualisht, al-Islam mbahet në një vend të panjohur nga grupe të rebelëve të Zintanit. Ai është ankuar disa herë në grupet e të drejtave të njeriut se të drejtat e tij si i burgosur janë shkelur, përfshi e drejta për të patur kontakte të rregullta me një avokat.
Haga: Libia të dorëzojë Saif Gaddafi-n
Gjykata Ndërkombëtare Kriminale i ka kërkuar autoriteteve libiane që të dorëzojnë Siaf Al Islamin, djalin e ish-diktatorit Muammar Gaddafi, i cili kërkohet nga Haga për krime kundër njerëzimit.
Saif Al Islami u kap në nëntor të vitit të shkuar në jug të Libisë ndërsa përpiqej t'ia mbathte ne Niger. Sipas Gjykatës së Hagës tashmë Libia duhet të marrë masat e duhura për të dorëzuar Saif al Islamin, i cili dyshohet se është keqtrajtuar që nga kapja e tij.
"Saif al Islami gjendet në një boshllëk ligjor dhe është mbajtur rob për 139 ditë në izolim të plotë, me përjashtim të vizitave nga zyrtarët libianë", kështu deklaruan avoktatët e tij të caktuar nga Gjykata e Hagës.
“Autoritetet libiane nuk kanë mundur të justifikojnë në asnjë pikëpamje ligjore refuzimin për ta dorëzuar Gaddafin në duart e gjykatës së Hagës-deklaruan avokatët Ksavier-Zhan Keita dhe Melinda Teljor.
Por, autoritetet libianë thonë se do ta gjykojnë Saif al Islamin në Libi dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për t'ia dorëzuar atë Hagës.