Shtatë nga 10 njerëz më të vjetër se 40 vjet pohojnë që më së shumti të lumtur kanë qenë në vitin e 33-të të jetës, ka zbuluar studimi i portalit britanik Friends Reunited.
Gati 53 për qind e tyre pohojnë që jeta ka qenë më zbavitëse se tani, ndërsa 42 për qind e tyre ishin optimistë në pyetjen për ardhmërinë, bën të ditur Daily Mail.
Çdo i treti konsideron që për lumturinë meritën e kanë fëmijët, ndërsa çdo i pesti, puna. Për 38 për qind të njerëzve ajo ka qenë periudhë pa stres, ndërsa 31 për qind të tyre konsiderojnë që atëherë familjare e kishin më të lidhur se kurrë. Vetëm gjashtë për qind kanë qenë më të lumtur në fakultet, ndërsa 16 për qind në fëmijëri, vërteton studimi.
“Kthesa e madhe e ngjarjeve ndodh në vitin e 33-të të jetës, sepse humbet ai naiviteti fëmijëror, lirohemi nga makinacionet karakteristike për moshën adoleshente, por ende e kemi energjinë dhe entuziazmin e nevojshëm. Ndjenja për realitet është e përzier me shpresën, ndërsa besimi në aftësitë dhe mundësitë personale është jashtëzakonisht i fortë. Vitet e cinizmit janë para nesh”, shpjegon psikologia Donna Dawson. /Telegrafi/