”Te marresh fryme duket kaq e lehte,megjithate kjo shenje fillestare e jetes ekziston fale nderveprimit te shume llojeve te atomeve ne nje molekule madheshtore teper komplekse.”-Maks F. Perutsi,fitues i cmimit Nobel ne vitin 1962 per studimin e molekules se hemoglobines.
Asgje tjeter nuk na vjen me natyrshem se frymemarrja.E megjithate,shume prej nesh zor se mendojme per te.Por,frymemarrja nuk do te mund te na mbante gjalle po te mos ishte per molekulen tone te hemoglobines,nje kryeveper molekulare komplekse.Hemoglobina qe eshte brenda se ciles prej 30 mije miliarde rruazave tona te kuqe,con oksigjenin nga mushkerite ne gjithe indet e trupit.Pa hemoglobine,do te vdisnim thuajse menjehere.
Si arrijne molekulat e hemoglobines ti marrin molekulat mikroskopike te oksigjenit ne kohen e duhur,ti mbajne ne gjendje te mire deri ne kohen e duhur dhe ti leshojne ne kohen e duhur?Kerkohen disa veti mahnitese inxhinierike te molekules.
Ne mjedisin e mushkerive te pasura me oksigjen,nje molekule oksigjeni bashkohet me hemoglobinen.
Pasi molekula e pare e oksigjenit bashkohet me hemoglobinen,nje ndryshim i vogel ne formen e saj,ben te mundur qe tri molekula te tjera te oksigjenit te bashkohen menjehere me te.
Hemoglobina i merr molekulat e oksigjenit nga mushkeria dhe pastaj i leshon atje ku trupi ka me shume nevoje.
Nje ”taksi” e vogel molekulare
Imagjinojeni cdo molekule te hemoglobines,ne nje rruaze te kuqe gjaku,si nje taksi te vockel me kater dyer vetem per kater ”pasagjere”.Kjo taksi molekulare nuk ka nevoje per shofer sepse udheton brenda nje rruaze te kuqe,qe mund te pershkruhet si nje kontenjer transporti plot me molekula hemoglobine.
Udhetimi per nje molekule hemoglobine fillon kurr rruazat e kuqe te gjakut arrijne ne hojezat (alveolat) e mushkerive.Kur marrim fryme dhe ajri shkon ne mushkeri,numri i madh i molekulave te vockla te oksigjenit qe sapo kane mberritur,fillojne te kerkojne nje ”taksi”.Keto molekula shperndahen me shpejtesi neper rruazat e kuqe,”kontenjeret”.Ne kete moment,dyert e taksive te hemoglobines brenda cdo rruaze,jane te mbyllura.Megjithate,nuk kalon shume dhe nje molekule oksigjeni kembengulese shtyn permes turmes dhe hipen ne nje taksi hemoglobine ku ze vend.
Ne kete moment ndodh dicka interesante.Brenda rruazes se kuqe,molekula e hemoglobines fillon te ndryshoje forme.Te katerta ”dyert e taksise” se hemoglobines fillojne te hapen automatikisht kur hipin pasagjeret e pare,dhe kjo ben te mundur qe pasagjeret e mbetur te hipin me lehte.Ky proces ose bashkepunim eshte kaq i efektshem sa,vetem gjat nje frymemarrje,zihen 95% e vendeve ne te gjitha keto taksi brenda rruazave te kuqe.Me shume se 250 milion molekula hemoglobine qe ndodhen vetem ne nje rruaze te kuqe,mund te transportojne rreth 1 miliarde molekula oksigjeni.Pa vonuar,rruaza e kuqe qe mban gjithe keto taksi,niset per te cuar ngarkesen e saj te cmuar te oksigjenit te indet qe kane nevoje.Por,mund te pyesni:”C’far i mban atomet e oksigjenit qe te mos zbresin nga rruazat e kuqe para kohe?”
Nuk zbresin para kohe,sepse brenda cdo molekule te hemoglobines,molekulat e oksigjenit bashkohen me atomet e hekurit qe jane ne pritje.Ndoshta e keni vene re se cfar ndodh kur bashkohet oksigjeni me hekurin ne prani te ujit.Nga kjo formohet oksidi i hekurit,ose ndryshe ndryshku.Kur hekuri ndryshket,oksigjeni izolohet pergjithmone brenda nje substance kristalore.Po atehere,si arrin molekula e hemoglobines ti bashkoje e pastaj ta ndaje hekurin nga oksigjeni ne mjedisin ujor te rruazes se kuqe,pa u formuar ndryshku?
Nje shqyrtim i hollesishem
Per t’iu pergjigjur pyetje se mesiperme,le te shohim me nga afer molekulen e hemoglobines.Ajo perbehet nge rreth 10.000 atome hidrogjeni,karboni,azoti,squfuri dhe oksigjeni qe me kujdes jane grumbulluar perreth vetem 4 atomeve te hekurit,Po pse kane kaq shume nevoje per mbeshtetje 4 atome hekuri?
Se pari,4 atomet e hekurit permbajne ngarkese elektrike dhe duhen kontrolluar me kujdes.Keto atome te ngarkuara,qe quhen jone,mund te shkaktojne shume deme benda rruazes se kuqe nese shkeputen.Prandaj secila nga 4 jonet e hekurit mbahet e fiksuar ne mes te nje unaze mbrojtese te ngurte.(Kjo unaze eshte nje molekule e vecuar qe quhet Hemi.Nuk eshte proteinike,por bene pjes ne strukturen proteinike te hemoglobines.)
Se dyti,keto 4 unaza jane te vendosura me kujdes ne molekulen e hemoglobines ne menyre te atille qe molekulat e oksigjenit te mund te bashkohen me jonet e hekurit,kurse uji jo.Pa uje,kristalet e ndryshkut nuk mund te formohen.
Me vete,hekuri ne molekulen e hemoglobines nuk mund te bashkohet apo te shkeputet nga oksigjeni.Megjithate, pa 4 atomet e hekurit me ngarkese elektrike,pjesa tjeter e molekules se hemoglobines nuk do te mund ta mbante oksigjenin.Vetem kur keto jone te hekurit jane ne pozicionin e duhur ne molekulen e hemoglobines,mund te kryhet transporti i oksigjenit neprmjet gjakut.
Leshimi i oksigjenit
Kur nje rruaze e kuqe e gjakut le arteriet dhe hyne ne kapilaret e holle,thelle ne indet e trupit,mjedisi perreth rruazes ndryshon.Aty eshte me ngrohte se ne mushkeri dhe ka me pak oksigjen dhe me shume aciditet per shkak te dyoksidit te karbonit qe rrethon rruazen e kuqe.Keto kushte i sinjalizojne molekulat e hemoglobines,”ose taksite” brenda rruazes se eshte koha per te zbritur pasagjeret e cmuar,domethene te leshojne oksigjenin.
Kur molekulat e oksigjenit dalin nga molekulat e hemoglobines,kjo e dyta ndryshon forme perseri.Ky ndryshim mjafton ”per te mbyllur dyert e taksise” dhe per te lene oksigjenin jashte,atje ku ka me shume nevoje.Mbyllja e dyerve ndihmon qe hemoglobina te mos marre me vete ndonje molekule oksigjeni gjate rruges se kthimit per ne mushkeri.Perkundrazi, ne kthim ajo merr dyoksidin e karbonit.
Shume shpejt,rruazat e kuqe tashme pa oksigjen,kthehen ne mushkeri,ku molekulat e hemoglobines do te clirojne dyoksidin e karbonit dhe do te ringarkohen me oksigjen qe mbeshtet jeten.Ky proces perseritet mijera e mijera here gjate jetes afro kater-mujore te nje rruaze te kuqe gjaku.
Eshye e qarte,hemoglobina nuk eshte nje molekule e zakonshme.Ajo eshte nje molekule madheshtore teper komplekse me nje perpikmeri mikroinxhinierike,fale se ciles kemi jeten.
Kujdesuni per hemoglobinen
Shprehja ”mungese hekuri ne gjak”,qe degjohet shpesh,me sakt do te ishte;mungese hemoglobine ne gjak.Pa 4 atomet baze te hekurit ne molekulen e hemoglobines,10.000 atomet e tjera ne molekule nuk do te funksiononin si duhej.Pra,eshte e rendesishme marrja e hekurit nepermjet ushqimeve te shendetshme.Me poshte do te paraqes nje tabele ku renditen disa ushqime te mira qe permbajne hekur.
Pervec perdorimit te ushqimeve te pasura me hekur,duhet te ndiqni dhe disa keshilla.
1:Beni rregullisht ushtrime fizike te pershtatshme.
2:Mos pini duhan.
3:Ruhuni nga pirja pasive e duhanit.
Pse jane kaq te rrezikshmet cigaret dhe format e tjera te duhanit?Duhani eshte plot monoksid karboni,i njejti helm qe clirojne automjetet.Monoksidi i karbonit eshte shkaku i vdekjeve aksidentale dhe menyra se si vetevriten disa njerez.Monoksidi i karbonit bashkohet me atomet e hekurit ne hemoglobine mbi 200 here me lehte sesa oksigjeni.Pra ,tymi i cigares me shpejtesi ndikon per keq te njeriu duke i kufizuar thithjen e oksigjenit.
Ushqimi Sasia Hekuri (mg)
Melci pule 100 gr 6,5
Thjerreza 1/2 filxhan caj 3,3
Patate 1 kokerr e madhe 3,2
Qiqra 1/2 filxhan caji 2,4
Kakao 30 gr 2,2
Fasule 30 gr 2,1
Brokoli 1 koke mesatare 2,1
Mish gjeldeti i kuq 90 gr 2
Veze 100 gr 1,8
Rrush i thate 1/2 filxhan caj 1,6
Spinaq (i pagatuar) 30 gr 1,2