Pishina në vend të ballkoneve. Kjo ka qenë ideja e arkitektëve, për një ndërtesë në Mumbai.E njohur si Aquaria Grande, qiellgërvishtësja 37-katëshe është projektuar dhe do të ndërtohet falë bashkëpunimit të arkitektit James Law, që jeton në Hong Kong, dhe kompanisë indiane të pasurive të patundshme Wadhwa Group.Kopleksi do të ketë 200 apartamente, parking makinash në tre kate, palestër dhe sauna.Por jo të gjithë e kanë parë pozitivisht risinë e zëvendësimit të ballkoneve me pishina të rrethuara nga mure qelqi.Madje, disa e kanë cilësuar si “makth arkitekturor”. Shkrimtari Jesus Diaz shprehet se ndërtesa do të jetë vend ku aksidente fatale mund të ndodhin.“Pavarësisht se si e quani ju, për mua është një çmenduri”, thotë ai.Ata që mbrojnë idenë e re të projektuesve e kanë cilësuar ndërtesën si një kompleks rezidencial që do t’u dhurojë banorëve panorama mahnitëse. / Gazmira Ndoja
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy