“Si mund të na shkojë mendja tek importi plehrave ndërkohë që Shqipëria është e mbytur nga plehrat”, u shpreh ai.
“Problemi më i madh nuk është ndërgjegjësimi i qytetarëve. Sot kemi një qytetar më të sensibilizuar, i cili e refuzon importin sepse është i sensibilizuar. Problemi është si të ndërgjegjësohet shteti shqiptar. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë por të gjithë makinerinë shtetëror për të ndalur rinimin e mëtejshme dhe për të filluar rikuperimin pasi prej vitesh ka politika shfarosëse për mjedisin”, u shpreh Rama.
Lideri i opozitës ka nënvizuar se “më shumë se sa financa ky proces ka nevojë për vullnet”. “Po shikojmë vendosjen e moratoriumit për një sërë veprimtarish që kanë arritur një pikë fundore dhe po nuk u penguan rrezikojmë rigjenerimin”, tha Rama duke marrë shembull gjuetinë. /F.S/