Facebook - Rrjeti social i Mark Zuckerberg, eshte duke menduar mbi vendosjen e nje tjeter butoni shoqeruar me te famshmen “Like”. Butoni i ri do te vendoset per shprehjen e pakenaqesise mbi statuset e publikuara ne facebook.
Shume studime te kryera ne internet tregojne se njerezit me shume jane te terhequr ndaj berjes se kritikave sesa pelqimit. Duke marr shkas nga keto studime, ekipi i Facebook, nen drejtimin e Mark Zuckerberg eshte duke planifikuar mbi vendosjen e butonit te pakenaqesise i cili do te jete perkrahe me butonin “Like”
Ne vitin 2010, kompania Techcrunch dha per here te pare funksionin “Like”, cka do tu jepte mundesine perdorueseve per te shprehur preferencat e tyre dhe brenda shume pak kohe ky funksion u vendos ne perdorim duke marre nje fame dhe duke u integruar tek te gjithe perdoruesit e rrjetit social Facebook.
Tashme e njejta kompani po mendon mbi vendosjen e butonit “Hate” ose perkthyer ne shqip “Nuk e pelqej”. Nuk eshte vendosur ende mbi emrin e sakte neqoftese do te jete “Hate” apo “Dislike”. Sipas statistikave te Facebook, ne dite jepen 2,7 miliard “Like” mbi statuset e shperndara, ndersa me butonin “Hate”, Facebook parashikon te dyfishohet kjo shifer sepse njerezit jane me te prirur te shprehin pakenaqesine sesa kenaqesine ndaj dickaje qe shohin apo lexojne.