Forumi Kuq E Zi
Reth Shqiperise.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Reth Shqiperise.... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Reth Shqiperise.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Reth Shqiperise.... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Reth Shqiperise.... Empty Reth Shqiperise.... 3/4/2012, 21:35

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqipëria (gegnisht Shqipnia, int. Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë Ngushticës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km² dhe mbi 3,5 milion banorë, prej të cilëve mbi 700 mijë banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën. Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë por të suksesshme drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim infrastrukturor dhe zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e ambientit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Reth Shqiperise.... Empty Re: Reth Shqiperise.... 15/2/2013, 17:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Te treja temat e meposhtme jan mare nga Peshkupauje.com

Republic of Analbania
Nga Blendi Salaj


"Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni se po ndodh vërtetë"
George Bernard Shaw

Hap
ndonjë ditë, cilëndo ditë, ndonjë nga të përditëshmet e shtypit
shqiptar dhe tek këmbët e tua do bien si insekte gjithëfarësoj analizash
shtypi me tema të perceptuara në module psikoekzistenciale (sa
inteligjente tingëlloi kjo huh?), të trajtuara në mënyrën që të ngjajnë
elitare, gati të tejbotëshme, mbushur me fjalë të huaja, të panjohura,
mbytur me koncepte të largëta sa google.com, por gjithësesi të vështira,
si për të provuar me shkrim se autorët i përkasin tjetër rangu, tjetër
klase. Këta janë mësuesit e kombit, farisej të gatshëm për të ligjëruar
pafund për çdosend. Kujdes nga këta, se realisht nuk thonë shumë
përveçse "shikomëni mua sa i dijshëm (lexo provincial) jam".Këto analiza e debate skarco janë vepra të atyre që në gjuhen e plebejve
si ne quhen llafollogë profesionistë, që shkruajnë jo aq për të
përcjellë mesazhe sesa për të masturbuar me ëmbëlsinë e tingullit të
zërit, apo gërmës së tyre. Të vetëkënaqur ngrihen në ajër si tullumbace
të fryra prej fjalësh të mëdha e termash që për t'i lexuar e shqipëruar
njeriut normal i duhen gjithëfarësoj shtrembërimesh t'ia dali. Opinionet
e tyre, njëherësh nihiliste dhe të vetëkënaqura, janë editorialet e
debatucëve, "perlat" e midhjeve tona elitare, që prodhojnë pafund
mendim. Këta gjela, dy, tri herë në javë bëjnë vezë mendore. Por, pafat,
s'janë veçse mufka, adoleshentë të thinjur e të papërmbushur.

A na nevojiten debate profesionistësh apo profesionistë debatesh?

Ndize
televizorin për të ndjekur një transmetim debati dhe do gjesh po këta
tipa euriditë, analistët e shtypit (dhe televizionit...dhe të çdo
mediumi nën diell) duke dhënë më shumë mend. Këta opinionistët tanë të
kudogjendur e të gjithëdijshëm kanë një tabiat të padurueshëm për tu
marrë me gjithëçka. Nuk ka rëndësi ç'është tema, analistët e qytetit
buzë Lanës janë të gatshëm të shprehen për çdosend.Qoftë mbarështimi i bletëve, marksizmi, turizmi, Kushtetuta, letërsia,
zgjedhjet amerikane, centralet bërthamore, kultivimi i trangullit,
filozofia, ndërtimet pa leje, seksi, historia e Gjergj Kastriotit, moda,
sallameria, ekonomia etj etj...këto janë të gjitha brenda fushës së
tyre (pafund) të ekspertizës. Këta pleq janë të gatshëm të diskutojnë
çështjet e rinisë... këta burra japin mend për problemet e gruas.

Nuk
është aspak çudi që në të njëjtën mbrëmje, në të njëjtën orë, në kanale
të ndryshme televizive të shikosh të njëjtit syresh duke folur për tema
pa lidhje njëra me tjetrën... Janë të habitshëm, mrekullues, shterpë.
Janë arratisur ekspertët, janë harruar akademikët dhe profesionistët.
Larg qëndrojnë teknokratët, heshtin ekonomistët, struken juristët.
Civilët na mësojnë mbi ushtrinë. Ushtarakët të mbajnë shënime! Në
televizionet shqiptare dominojnë psikopatët e gjithëdijshëm.

Këta
kanë uzurpuar studiot dhe faqet e shtypit, janë opinionistë dhe
opinionbërës, natyrisht janë edhe opinon analizues. Këta në bashkëpunim
me njëri tjetrin janë viktimat dhe autorët e shterpësisë së debatit
publik ndër shqiptarët. Këta nuk i lënë rradhë ekspertëve, nuk u
lëshojnë vend atyre që vërtetë kanë diçka për të thënë e për të dhënë. E
kështu, pa e kuptuar as vetë kontribuojnë në sterilizimin e vazhdueshëm
të mendimit në këtë vend. Janë mistrecë nga natyra, apo mistrecë të
stërvitur. Shesin mend, e blejnë kravata - gjithësesi pa shije.Unë nuk di të them se çfarë e mundësoi forcimin e këtyre tipave
opinionisësh batutaxhinj, aq sa nuk di të them çfarë i bën hijenat të
arrijnë t'i marrin thelën luanit, por keqardhje ndjej. Sepse ky vend ka
ekonomistë, bujq, biznesmenë, juristë, filozofë, historianë, gjuhëtarë e
gjithfarë profesionistësh brilantë që kanë shumë më tepër për të dhënë
se debatucët, por që nuk gjejnë më as dëshirën për të hyrë në biseda të
kota me ata që kujtojnë se dinë, e që në këmbim mbeten jashtë debatit
publik. Kjo është një kosto reale për shqiptarin e thjeshtë, që në vend
se të informohet dhe edukohet nga profesionistët, sorrollatet hundësh
nga hajvanët që kanë përmbytur hapësirat mediatike.

Në këto
kushte shoqëria jonë rrezikon të mbetet e varfër, injorante dhe e
mefshtë, e paedukuar dhe e pa dije. Si mund të formojmë opinione të
mirëinforumuara kur gjith' ç'dëgjojmë e ç'lexojmë është produkt i
narcistave të vegjël analistë që kërcejnë pupthi çdo rast që u jepet për
t'u shfaqur në televizion? Është koha të bëhemi të ndërgjegjshëm, pak
më të shkathët e pakëz më të mençur, për të kuptuar se kemi nevojë të
lexojmë e të dëgjojmë nga ata që dinë çfarë flasin e flasin shkoqur për
çfarë dinë. Mjaft me këta që të llafosurën e kanë për profesion, e
profesion s'kanë, pos llafollogjisë. Duhet të kuptojmë që koston e
paguajmë vetë ne si shoqëri kur debati real, edukues dhe informues për çështjet mungon, kur komunikimi i vërtetë mungon.

Blendi Salaj

3Reth Shqiperise.... Empty Re: Reth Shqiperise.... 15/2/2013, 17:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nevoja për një debat politik rreth “Berluskaosit energjitik”
Nga Mero Baze
Marrë nga Gazeta TemA

Projektet
marramendëse që po ofrohen, janë investime që Italia dhe vende të tjera
të BE duan t’i bëjnë jashtë territorit të tyre, për shkak të impaktit
që ato kanë në mjedis dhe kostot e larta që janë në vendet e tyre.



Kryeministri
italian, Silvio Berluskoni, inkurajoi qeverinë shqiptare t’u hapë rrugë
investimeve në prodhimin e energjisë dhe lëndëve të ndërtimit në
Shqipëri, me destinacion eksportin në Itali. Ai mbështeti nënshkrimin e
dy kontratave në fushën e energjisë, një fabrike çimentoje, si dhe
asistoi në nënshkrimin e një kontrate që një kompani italiane ka fituar
për ndërtimin e rrugës Levan- Damës.Axhenda e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, është një tregues i
qartë i modelit të zhvillimit të vendit që ka zgjedhur tashmë qeveria
shqiptare. Duke qenë vend kufitar me Italinë dhe Bashkimin Evropian në
përgjithësi, Shqipëria po kthehet në një park për prodhimin e energjisë,
çimentos dhe importit të produkteve të gazit dhe naftës dhe të
furnizojë prej këtej vendet perëndimore. Projektet marramendëse që po
ofrohen, janë investime që Italia dhe vende të tjera të BE duan t’i
bëjnë jashtë territorit të tyre, për shkak të impaktit që ato kanë në
mjedis dhe kostot e larta që janë në vendet e tyre.

Dy kompani
italiane do të përfitojnë direkt pas firmosjes sot me palën shqiptare të
drejtën për ndërtimin e një parku energjitik që do të përmbajë
rigazifikimin, një pontil dhe depozita nënujore, si dhe një projekt
tjetër për ndërtimin e një parku energjitik në Karaburun që prodhon
energji përmes erës.

Problemi i energjisë bërthamore nuk ishte
temë e axhendës së vizitës së Berluskonit, por Berisha tha se për
energjinë bërthamore shohim tek Italia një partner të denjë.Por shumë vëzhgues të situatës e shikojnë euforinë e këtyre kontratave
të përkohshme. Nëse kontratat nuk mbeten thjesht në krijimin e një klime
elektorale, ato mbeten për t’u debatuar, pasi janë jotransparente dhe
përbëjnë një tendencë të papremtuar të së ardhmes së vendit, drejt
kthimit në një punishte për vendet fqinje. Raste të tilla euforike ka
pasur dhe më parë. Kryeministri Berluskoni ka nënshkruar 6 vite më parë
një kontratë për eksportimin e ujit të pijshëm të Syrit të Kaltër të
Bistricës në Pulia, por nuk u realizua kurrë. Nga ana tjetër kontratat
ngjajnë joserioze, po të kemi parasysh se ato bien ndesh me kontrata të
tjera që vetë qeveria ka nënshkruar me partnerë të tjerë për të njëjtin
objekt. Kështu, kontrata e grupit “Falcione” për ndërtimin e një
rigazifikuesi mes Fierit dhe Vlorës dhe impianteve nënujore të tyre, bie
ndesh me të njëjtin projekt që qeveria e kryeministrit Berisha ia ka
premtuar dhe ka licencuar një kompani zvicerane, “ASG Power”, në prani
të ambasadores amerikane në Tiranë para dy vitesh. Nuk jam i sigurt sa
serioz ka qenë Berisha me ambasadoren amerikane përkrah, kur ka
licencuar këtë projekt, por fakti që ai po e përsërit këtë skenë me
Berluskonin është dukshëm joserioz. Po ashtu, ndërtimi i një fabrike
çimentoje në veri të vendit është në vazhdën e licencave që iu jepen
kompanive të huaja për prodhimin e çimentos në Shqipëri, licenca që tejkalojnë dhjetëra fish nevojat që ka
Shqipëria për çimento në të ardhmen. Deri tani Shqipëria ka dhënë
licenca për grekë, spanjollë dhe italianë, të cilët kanë premtuar të
prodhojnë aq shumë çimento, sa të furnizojnë tregun italian, grek e
spanjoll.

Kjo tendencë zhvillimi, pra kthimi i Shqipërisë në një
aneks për produktet energjitike dhe ndërtimore të vendeve perëndimore,
është tashmë një tendencë e konsoliduar nga kjo qeveri, por e papremtuar
dhe e padebatuar me publikun. Nga një vend që tenton të ngrejë
industrinë turistike, Shqipëria po shndërrohet në një aneks ndërtimesh
që do të prodhojnë lëndë të para dhe energji për vendet fqinje. Zërat që
po kundërshtojnë deri tani këtë tendencë janë pjesë e shoqërisë civile
dhe shtypit, por ende nuk kemi një opozitë politike kundër kësaj
tendence. Nuk është tragjedi dhe as fat që opozita ta mbështesë këtë
rrugë, por thjesht duhet të shprehet dhe të dëshmojë planin e saj për
këtë tendencë tashmë në konsolidim për zhvillimin e vendit. Kjo ka shumë
rëndësi të dimë, nëse duhet t’i bëjmë në të ardhme modifikime kësaj
rruge, apo të ndjekim një tjetër strategji të zhvillimit të vendit
përmes turizmit dhe industrisë bujqësore, siç kemi prioritetet natyrore.
Nëse të dy palët kanë të njëjtën strategji, atëherë na mbetet të
pakësojmë dëmet e kësaj strategjie, duke forcuar opozitën jopolitike, medien dhe shoqërinë
civile që duhet të ndërgjegjësojnë shoqërinë për problemet që na presin.
Nëse opozita ka plan tjetër, kundër kësaj tendence, atëherë çështja
është më e thjeshtë, pasi do konkurrojnë dy strategji të ndryshme
politikisht.

4Reth Shqiperise.... Empty Re: Reth Shqiperise.... 15/2/2013, 17:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Financial Times: Arsyet e vizitës së Berluskonit në Tiranë
Nga Guy Dinmore | Kerin Hope
Marrë nga Gazeta Shekulli


Një
projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në
tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskoni Kryeministër i Italisë
të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

nga Financial Times



Një
projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në
tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskoni Kryeministër i Italisë
të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Kriza energjetike kronike në Shqipëri dhe ambicia e zotit Berisha për të
ngritur një park energjetik në qendër të Europës, por në një shtet të
varfër, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane. Një arsye
tjetër urgjente për zotin Berisha janë zgjedhjet elektorale të qershorit
2009-të.Shiptarët të lodhur me “black out” mund ta shohin si zgjedhje projektin e
parkut energjetik. Po kështu Z. Berisha ka bërë edhe një ftesë joshëse
për investitorët “Shqipëria një euro”. Zoti Berisha po ofron kushte
tërheqëse për investitorët por njerëzit e përfshirë në projekte, thonë
se firmat e huaja mund të përballen me vështirësi. Ata japin
paralajmërimin se vendi është i përfshirë nga korrupsioni, mungesa e
transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe
rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë. Programi sipas ministrit të
Energjetikës Genc Ruli është për të firomosur dy projekte energjetike me
vlerë 1 dhe 1.5 miliard euro duke kontraktuar Falcone group dhe
Micanden, firmë ndërtuese siciliane. Këtu kosnsiston edhe vizita e
Berluskonit në Tiranë për nënshkrimin e dy kontrateve.

Njëra me
vlerë 1 miliardë euro, kontratë që shkon për grupin Falcone të Italisë
për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion
gazi nën det për në Itali. Marrëveshje e dytë mes qeverisë shqiptare dhe
asaj italiane me vlerë 1.5 miliardë euro shkon për Mocandën, firmë
ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të
erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të
shkojë nga Adriatiku në Itali. Projekti për sigurimin e energjisë me anë
të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një
nga projektet më të mëdha në Europë. Defiçiti energjetik i Italisë dhe
problemet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për
burimet energjertike. Por pritet që Mocanda energji të përballet me
rivalin ASG Poëer dhe me Sëiss-based, kompani që 75 për qind të
aksioneve i ka një shqiptar i Kosovës me emrin Agim Gjinali.

Shkruar nga: Guy Dinmore në Romë dhe Kerin Hope në Athinë

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons