Shpella e Trenit është një kombinim i rrallë i vlerave natyrore dhe materialo–shpirtërore. Ajo ndodhet në buzë të Liqenit të Prespës së Vogël, përfund një kodre të vogël pranë fshatit Tren, në Grykën e Ujkut, 706 m mbi nivelin e detit. Është formuar nga procesi i karstit, pra nga tretja prej ujit e shkëmbinjtë gëlqerorë të Trias-Jurasikut, të cilët janë kapur nga disa shkëputje tektonike gjatë Pliocen-Kuaternarit. Shkëmbinjtë janë tepër të copëtuar nga shkëputjet tektonike, të cilat sollën fundosjen e Prespës së Vogël, ku u krijua liqeni me të njëjtin emër. Ujërat që kanë formuar shpellën, kanë shfrytëzuar një shkëputje të tillë tektonike.
Relievi është kodrinor, e përreth shpellës malor, rreth 1400-1500 m mbi nivelin e detit (maja e Golinës, 1465 m) në malin e Ivanit.
Banorët e njohin dhe me emrin Shpella e Skordilevës. Ka disa galeri, por më e madhja është ajo e Liqenit: 40 m e gjatë dhe 5,50 m e gjerë. Në të janë gjetur qindra Rinolofidi, pasi korenti ajrit me hyrjen e shpellës dhe prania gjithnjë e ujit krijojnë kushte të përshtatshme. Në pjesën perëndimore të kodrës ku ndodhet Shpella e Trenit gjatë hapjes së një guroreje u zbulua një tjetër shpellë. Nga sa e njihet deri tashti, galeria e saj kryesore duhet të lidhet me Shpellën e Trenit: me sallën A. Ajo ka shumë kongrecione
të bukura. Ndonëse shpërthimi i eksplozivit në gurore i kanë sjellë dëme stalagtiteve e stalagmiteve, ende vlerat e shpellës, ruhen mirë.
Shpella e Trenit zë vend kryesor në tërësinë e monumenteve arkeologjike, në fushën e Devollit e pellgun e Korçës.
Si vendbanim prehistorik është bërë e njohur për herë të parë në vitin 1952, nga vëzhgimet e H. Ceka e S. Anamali.
Pasuritë ujore, pyjet e dendura, kafshët e egra dhe fushat pranë saj me toka pjellore, ishin kushtet më kryesore që kushtëzuan vendosjen e banorëve prehistorikë në shpellë. Shpella e Trenit është një shpellë shumë e rëndësishme për lakuriqët e natës, sidomos gjatë periudhës së verës dhe vjeshtës. Nga një vlerësim i përafërt, brenda shpellës takohen gjatë verës rreth 2000-2500 individe lakuriqesh nate, te dominuar nga lloji globalisht i rrezikuar Miniopterus schreibersi, i cili përbënte rreth 90% të numrit të lakuriqve të kësaj shpelle, duke qenë kështu shpella më e rëndësishme e njohur deri tani në vendin tonë për këtë lloj lakuriqi nate. Lloje të tjerë shoqërues lakuriqësh nate të kësaj shpelle janë: Rhinolophus ferrumequinum, R. blasii, Eptesicus serotinus, Myotis capaccinii, M. daubentoni, M. myotis, M. blythi dhe Pipistrellus savii. Kjo shpellë është gjithashtu e rëndësishme edhe për llojin Myotis daubentoni, i cili deri më sot është sinjalizuar në vendin tonë vetëm në rajonin e liqeneve të Prespës.