Avokati i Popullit, Igli Totozani ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të shoqërise civile, me qëllim forcimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
"Ne mundemi të veprojmë të gjithë solidarë me njëri-tjetrin dhe me qytetarët, për të qenë zëri i qytetarëve që nuk kanë zë, se gjithçka që ne dëshirojmë të bëjmë do të ishte e pamundur pa këtë aleancë, që do të kemi së bashku. Mirënjohje për Bashkimin Evropian, SHBA-në, OSBE-në, KiE-në, që kanë qenë gjithnjë pranë nesh në këtë histori zhvillimi dhe përparimi të shoqërisë sonë, e cila sot regjistron një moment të rëndësishëm pjekurie dhe ndërgjegjësimi të saj", tha Totozani.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi theksoi mbrojtjen e te drejtave te njeriut, si nje nder 12 pikat e prioriteteve per integrimin ne BE.
"Ne besojme se nje rol i fortë i shoqërisë civile është parakusht për procesin e zgjerimit, pasi këto janë hapat thelbesore per te ndihmuar ne promovimin e disa parimeve thelbesore te demokracise, te mireqeverisjes dhe shtetit te se drejtes. Ne besojme se te gjitha rekomandimet e Avokatit te Popullit do te ndiqen siç duhet nga administrata publike per te restauruar te drejtat e shkelura, pa vonese", tha Sequi.
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth në Tiranë vlerësoi institucionin e Avokatit te Popullit, si nje mekanizem per parandalimin e tortures.
"Te punuarit ngushte me shoqerine civile,ne vazhden e punes qe Avokati i Popullit ka bere, do te perforcoje me tej efikasitetin e këtij mekanizmi nepermjet shkembimit te informacionit dhe ekspertizes", tha Wollfarth.
Ndërsa zëvendësambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones shprehu gadishmerine per te mbeshtetur punen e Komisionit te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut.
"SHBA ka nje histori te gjate angazhimi ne luften per te mbrojtur dhe forcuar te drejtat e njeriut dhe barazine per te gjithe. Ambasada e SHBA-së do te vazhdoje te punoje per çuarjen perpara te mbrojtjes se te drejtave ne njeriut, duke punuar me Komisionin e të Drejtave të Njeriut dhe organizatat e tjera", tha Jones.
Marreveshja qe Avokati i Popullit nenshkroi me dhjetëra organizatat te shoqerise civile parashikon aksione ligjore te perbashketa, shkembime informacioni dhe bashkerendim te punes per denoncimin e akteve te shkeljes se te drejtave te njeriut.