Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se Serbia kishte parapërgatitur arrestimin e dy policëve kosovarë. Sipas tij, policët kosovarë nuk ishin futur në territor të Serbisë por ranë prej e një kurthi.
“Ka qenë kurth e përgatitur nga Serbia. Ata ishin duke bërë patrullime të rregullta, dhe kur u afruan te disa drunë për t’i hequr nga aty polica serbe i tërhoqi në territor të tyre”, ka thënë Rexhepi. Sipas tij Serbia po zbaton ligje të xhunglës dhe këtu siç tha ai nuk mund të flitet për shtet ligjor.
Rexhepi tha se policëve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh ndërsa tha se pret që tani ndërkombëtarët të bëjnë presion mbi Serbinë dhe policët të lirohen. /F.S/