Gjashtë të vdekur është bilanci i një zjarri në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në një diskotekë në qytetin e Novi Sadit, në krahinën e Vojvodinës, në Serbi.
Tre meshkujt të rinj dhe tri femra nuk kanë arritur të dalin nga klubi i natës i quajtur “Kontrast”.
Sipas policisë, shkak i zjarrin janë instalimet e dobëta elektrike në skenë, ndërsa në momentin kur ka shpërthyer zjarri aty kanë qenë rreth 350 persona.
Ashtu siç është bërë e ditur, dyshohet se të rinjtë janë ngufatur nga tymi dhe bëhet fjalë për të persona të moshës 18 vjeç.
Policia ka arrestuar pronarin e klubit të natës dhe 50 persona të tjerë pasi do të zhvilloj hetime nëse ata kanë ndikuar në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Për këtë rast menjëherë është njoftuar edhe presidenti, Boris Tadic, i cili ka shprehur keqardhje. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe krerët e policisë. Zjarrfikësit kanë arritur në kohën prej katër minutash në vendin e ngjarjes, por policia do të hetojë nëse telefonata është kryer me kohë.tch