Një shkollë në Francën veriore, në qytetin Bethune është evakuuar ditën e djeshme, pasi një 9-vjeçare mori një granatë dore të Luftës së Dytë Botërore t’ia tregonte shokëve të klasës. Mësuesja e saj u kishte kërkuar nxënësve të merrnin me vete objekte të pazakonta në shkollë”, thotë zëvendës shefi i policisë, Vincent Roberti.
Vajza u bind, duke marrë me vete granatën që vëllai i saj kishte gjetur në një çantë. Mësuesja “reagoi menjëherë duke e vendosur armën në çantë plastike dhe duke e nxjerrë në oborr”. Më pas njoftoi drejtorin e shkollës dhe policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Policia, zjarrfikësit dhe ekspertët e heqjes së bombave mbërritën në skenë ndërkohë që shkolla u evakuua. Zoti Roberti thotë se granata nuk shpërtheu kur iu hoq siguresa.