Forumi Kuq E Zi
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin 549445_387704097921131_752788858_n
"Zogu i Tiranës" e pranon hapur: Jam i dashuruar me Vlashin

Për herë të parë, një djalë shqiptar pranon publikisht një lidhje homoseksuale.
Është vetëm 21 vjeç dhe deri tani ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Një nga sfidat e tij në këtë realitet shqiptar është se shprehet hapur për prirjet e tij homoseksuale, dhe shfaq adhurimin që ka për meshkujt seksi.

Hermes Nikaj, në eksperiencën e tij trevjeçare si model, pohon se ka rënë në dashuri me Vlash Mërtikën e “BB5”, pasi i ka bashkuar i njëjti ambient. Djali që është bërë i njohur në “Aldo Morning Show”, ku punon prej 7 muajsh në “Tv Klan”, zbulon eksperiencën e tij me Vlashin, miqësinë që ai e quan “speciale” me djalin nga Durrësi.

Ja intervista dhënë për "Panorama Plus":


Hermes, je shprehur se ke njohje speciale me Vlashin e “BB5”, mund të na tregosh më shumë si jeni njohur?

Në fakt, gjithçka nisi me një kërkesë miqësie në facebook. Asokohe ai sapo ishte kthyer nga Milano, ku ishte diplomuar për Arkitekturë dhe vendosi të jetonte përfundimisht në Tiranë. Më pas jemi takuar për herë të parë tek një agjenci mode, pasi kishim një seminar mbi modelingun dhe të dy ishim të ftuar si modelë. Njohja jonë vazhdoi me takime për kafe, dhe kështu lindi gjithçka.

Ishe ti që i kërkove miqësi i pari Vlashit, apo ai ty?

Të them të vërtetën, kam qenë unë ai që i shkruaja në inbox e FB-së dhe i kërkoja të takoheshim e të krijonim miqësi. Ndieja që më tërhiqte pa fund ai, dhe ndaj insistoja gjithë kohës për t’i krijuar mundësi vetes që të mund të isha afër tij. Nuk e fsheh që mua më pëlqejnë meshkujt, rashë në dashuri me Vlashin dhe e dashuroj marrëzisht në çdo moment të jetës sime. Dhe nuk kam turp ta pranoj publikisht këtë fakt.

Po ai si reagonte ndaj sjelljeve të tua, që duket se i ke bërë shumë hapur?

Ai nga ana e tij është treguar i sjellshëm dhe korrekt, edhe pse isha unë ai që ia kam shprehur ndjenjat, madje dhe e kam prekur në kafe kur jemi takuar.

Po flisni në një farë mënyre për flirt, deri ku shkoi?

Për hir të së vërtetës, unë ia kam shprehur Vlashit ndjenjat, qoftë me fjalë e me gjeste, dhe jam i marrosur pas tij. Unë shpresoj shumë dhe ndaj nuk do rresht së shprehuri çfarë ndiej. Po e ndjek rregullisht lojën e tij në BB, dhe mezi pres ta takoj pas daljes së tij nga BB.

Ka pasur komente të ndryshme rreth tij nga banorë të tjerë të BB, se është model mashtrues dhe person negativ. Ty personalisht çfarë përshtypje të ka lënë?

Mendoj që e shohin si konkurrent të fortë dhe më i miri dihet që sulmohet, kjo është normale. Kam përshtypjen se po luan mirë dhe është pretendent për finalen e madhe.

Na e përshkruaj atëherë takimin tuaj të parë. Si e përjetuat?

Sigurisht që ajo që ndieja për të ishte më shumë se simpati. Bashkë na lidhnin shumë gjëra: qyteti i Milanos, modelingu dhe synimi për t’u bërë dikush në jetë. Takimi ynë i parë ishte vërtet miqësor. Vlashi më la përshtypjen e njeriut të mirë, me vlera të mëdha. Dhe unë mendoj çfarë do, ai e arrin.

Më pas si vazhdoi miqësia, jeni shoqëruar bashkë ose më saktë deri ku ka avancuar miqësia mes jush?

Nuk takoheshim shpesh, si unë dhe ai kishim angazhimet tona të përditshme. Në atë kohë ai punonte me “Albanian Next Top-Model”, pasi iu besua për t’i drejtuar ai të dyja edicionet. Kisha shumë dëshirë të takoheshim, por takoheshim kur kishim mundësi.

Sipas teje hyn Vlashi tek kategoria e meshkujve seksi? Çfarë të tërheq kaq shumë tek ai?

Po patjetër që hyn te kategoria e meshkujve seksi. Përndryshe nuk do të ishte aq i kërkuar nga kompanitë e ndryshme për të realizuar spote publicitare. Më pëlqen tek ai trupi dhe veçanërisht tiparet latine. Është pak të them që më pëlqen, ai në fakt më çmend.

Çfarë di ti për jetën e tij, je në dijeni të ndonjë flirti apo historie dashurie të fshehtë?

E thashë dhe më sipër, lidhjen me modele të ndryshme. E kush mund t’i rezistojë një ylli siç është Vlashi?!

Si po e sheh në lojën e BB5, të duket ai personi që ke njohur jashtë?
100% vetvetja, i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.

Mendon se Vlashin do ta votojnë më shumë femrat apo meshkujt?

Mendoj se e votojnë dhe femrat dhe meshkujt, por pse jo dhe mamasitat (mamatë seksi).

Me aq se e njeh, nëse do rezultoje si i vërtetë thashethemi për prirjet e tij homoseksuale, mendon se Vlashi do të marrë guximin ta pranojë publikisht?

Kjo është një çështje që i takon vetëm atij. Unë di vetëm që e dashuroj, dhe do e pres me padurim daljen e tij nga BB, që t’i them përsëri se “E dua”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e tmerrshme e kam pa alamet cuni a ska pas naj goc me e bo per vette

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons