Njëra ka lëkurë të errët dhe sy të mëdhenj kaf, ndërsa tjetra ka lëkurë si mermer, sy blu e flokë të verdhë. Kanë të njëjtën buzëqeshje, të njëjtën formë fytyre, por ndryshojnë kaq shumë nga njëra-tjetra. Bëhet fjalë për Kian dhe Remee, binjaket që kanë lindur një minutë njëra pas tjetrës, por në fakt përbëjnë një rast tepër të rrallë kombinim genesh, një në 1 milion. Tani ato janë 7 vjec dhe gjatë viteve të para të jetës njerëzit janë habitur pa fund kur mësonin se janë binjake. Nëna e tyre Kylee Hudgson dhe babai Remi Horder janë mulatë dhe janë fëmijë të nënave të bardha dhe baballarëve me ngjyrë.Ata thonë se vajzat nuk i kanë pyetur asnjëherë se përse ndryshojnë kaq shumë dhe nuk kanë patur asnjëherë ndonjë paragjykim racial."Ato nuk janë të shqetësuara për ngjyrën e tyre të lëkurës. Ato ndihen mirë dhe janë shembulli perfekt se si duhet të bashkëjetojnë njerëzit e rracave të ndryshme", thotë nëna e tyre Kylee. Kian është 60 sekonda më e madhe se sa motra e saj dhe erdhën në jetë në prill të vitit 2005, pas një operacioni cezarian."Njerëzit më pyesin se përse i vesh fëmijët njësoj dhe unë u them se ato janë binjake dhe kjo është arsyeja. Ata më shohin me cudi dhe kjo më shkakton irritim. Megjithatë fqinjët tanë e dinë që vajzat janë binjake dhe nuk më ngacmojnë me pyetje", thotë Kylee. Pavarësisht se vajzat janë binjake ato tashmë kanë nisur të bëjnë gjërat që pëlqejnë sipas dëshirës.
tch
tch