Astronomët kanë zbuluar një botë të re ekzotike dhe mjaft të çmuar. Bëhet fjalë për planetin e ri që u zbulua kohët e fundit, i cili duket sikur ka ardhur nga një botë fantastiko-shkencore. Ka një dendësi shumë herë më të madhe nga të gjitha planetët që njohim deri më sot, si dhe përbëhet kryesisht nga karboni.
Për shkak të masës shumë të madhe të dendësisë, shkencëtarët kanë përllogaritur se pjesa më e madhe e këtij planeti të çuditshëm është karbon i kristalizuar. Pra, thënë ndryshe, diamant.
“Dendësia e këtij planeti të përbërë nga karboni është fantastike. Pra, flasim për një diamant të madh që rrotullohet në orbitë, rrotull një ylli mikroskopik. Orbita është kaq e ngushtë, sa që mund të nxëjë brenda Diellit tonë”, deklaroi Matthew Bailes, nga Universiteti Swinburne i Teknologjisë në Melburn.
Planeti prej diamanti ndodhet 4.000 vjet drite larg Tokës, në pjesë e prapme të galaktikës sonë. Ky planet fantastik, ka mundësi të ketë qenë pjesë e ndonjë asteroidi gjigant, që ka humbur shtresat e tij të jashtme.
Matjet e shkencëtarëve treguan se ai vërtitet rreth yllit të tij çdo dy orë e 10 minuta, është pak më masiv se planeti Jupiter, por dendësia e masës së tij është 20 herë më e madhe.