Me sa duket femrat e preferojnë shumë faktin që mashkulli i tyre mund të jetë i zoti në kuzhinë.
Sipas një sondazhi të kryer nga Emperica Research më shumë se 1 mijë femra të intervistuara mendojnë se një mashkull në kuzhinë është shumë më seksi.
Në këtë intervistë ka rezultuar se 90% e tyre pret që të marrë një tufë lulesh ndërsa për sa i përket përkëdheljeve duhet thënë se për fermat diçka e tillë është thelbësore.
Një tjetër dëshirë e shumë femrave është ajo që partnerët e tyre të jenë pjesë e punëve shtëpiake.
Faktikisht, siç konfirmohet nga një studim i organizatës “Femra dhe kualitet në jetë” nga psikologja italiane Serenella Salomoni, mbi një kampion prej 20 femrash, ata gjithmonë e më shumë pohojnë faktin se meshkujt duhet të kenë një pjesëmarrje më të madhe në punët e shtëpisë.
Një këshillë e mirë për meshkujt që kanë ndërmend ti përgatisin një darkë partneres së tyre, janë padyshim ushqimet afrodiziak.