Japonia ka varur tre të burgosur, të dënuar me vdekje. Këto janë ekzekutimet e para që prej korrikut të vitit 2010.
Sipas BBC, të tre të burgosurit akuzohen për disa vrasje.
Japonia është një nga pak vende të industrializuara që mban në fuqi dënimin me vdekje. Zakonisht ai aplikohet për vrasës të shumëfishtë.
Aktualisht janë më shumë se 100 persona në pritje për tu ekzekutuar. Gjatë vitit 2011 nuk u ekzekutua asnjë dënim me vdekje.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 80 përqind e njerëzve në Japoni e mbështesin dënimin me vdekje.
Por grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për të hequr një dënim të tillë.