Armenia ka vendosur që në shkollat fillore nga ky vit shkollor si lëndë e detyrueshme të hyjë loja e shahut. Kjo nuk është kundërshtuar nga askush, përkundrazi, kjo lojë është jashtëzakonisht popullore në vend, si për të rinj ashtu dhe të vjetër.
Me këtë hap Armenia bëhet vendi i parë që lojën e shahut e aplikon si lëndë të detyrueshme në shkolla.