Shtetet e Afrikës i kanë dhënë një ultimatum 72 orësh liderit të një grushti shteti në Mali, përpara se të shpallin një listë sanksionesh ndaj vendit.
”Ecowas”, një organizatë ekonomiko-politike që grupon 15 vende të Afrikës Perëndimore deklaroi se midis masave të propozuara përfshihet edhe mbyllja e kufinjve dhe ngrirja e të gjitha aseteve të Malit.
Deklarata u ashpër u bë në përfundimin e takimit të disa liderave afrikanë në Bregun e Fildishtë, pasi takimi fillestar, i planifikuar për në kryeqytetin malez, Bamako, u anullua.
Aktualisht, drejtuesit e grushtit të shtetit kanë vendosur kamionë në pistën e aeroportit më të madh të vendit, me qëllim që të ndërpresin çdo lidhje me jashtë.
Një grusht shteti i forcave ushtarake rrëzoi qeverinë e ligjshme të presidentit Amadou Toumani Toure më parë gjatë marsit, ngjarje që është dënuar ashpër ndërkombëtarisht.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një deklaratë në të cilën shpallet mosnjohja e regjimit të ri dhe kërkohet rikthimi i rendit kushtetues dhe qeverisë së zgjedhur me votë.
Megjithatë, pavarësisht presionit në rritje nga jashtë, drejtuesit e grushtit të shtetit shpallën një kushtetutë të re që shpall formimin e një qeverie provizore dhe zgjatjen në kohë të regjimit të shtetrrethimi mbi të gjithë Malin, një prej vendeve më të varfëra në botë.
Aktualisht, presidenti Toure vazhdon të ndodhet brenda vendit, por gjendja e tij e vërtetë nuk është e njohur.
TCH