I nxehte rekord e katastrofa, pergatituni per me te keqen!
Raporti i fundit i “Intergovernmental Panel on Climate Change” (Ipcc), organizëm i OKB, që studion klimën, është i qartë: ngjarjet ekstreme të motit, valët e nxehtësisë, temperaturat rekord dhe tragjeditë natyrore do të pësojnë një rritje domethënëse në vitet e ardhshme, për shkak të ngrohjes globale.
Dokumenti prej thuajse 600 faqesh, që ka vlerësuar më shumë e 1000 publikime shkencore, kërkoi impenjimin e 220 autorëve, me prejardhje nga 62 vende. Prioriteti për anëtarët e panelit është përmirësimi i politikave të marrjes së masave për këto lloje rreziqesh, veçanërisht përsa i takon vendeve që janë drejt zhvillimit. Ndër zonat më të ekspozuara janë Evropa qendrore dhe Mesdheu, por edhe Europa qendrore, Amerika qendore dhe Meksika, veri-lindja e Brazilit dhe Afrika qendrore. Në muajt e ardhshëm, relacioni do të prezantohet edhe në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.
Sfida për të ardhmen është rritja e nivelit të strategjive, edhe për ato situata ku ka shumë pasiguri. Raporti i nxjerrë ofron një mirëkuptim të kostove njerëzore dhe ekonomikë të katastrofave dhe të skemave sociale që i shkaktojnë. Për kreun e Ipcc, Rajendra Pachauri, ”autorët e këtij studimi kanë vlerësuar informacionet shkencore që vijnë nga e gjithë bota, për të servirur një raport mbi atë që dimë me siguri, si dhe për të pikasur zonat, ku duhet një thellim i
mëtejshëm”.