“Marrëveshja e detit me Greqinë të zbatohet”
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi dje, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në News 24 se; ekziston mundësia e krijimit të një politike të qendrës në politikën shqiptare me forca nga spektri i majtë dhe i djathtë, duke pasur parasysh këtu LSI-në e Ilir Metës dhe partinë e re që mendohet të krijohet nga Bamir Topi, veç të tjerave. Ndërkohë i pyetur në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë ai i quajti ato në “stagniacion”, ndërsa u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë një njësi administrative me emrin “Çamëri”.
A konstatoni një ulje të ndjeshme të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi?
Ka një periudhë kohe që jetojmë një stagniacion. Janë në një nivel të kënaqshëm marrëdhëniet, por nuk është ai dinamizmi që i karakterizonte para disa vitesh.
Kjo për shkak të krizës greke?
Nuk besoj se kriza greke ka ndikuar në politikën e jashtme të Greqisë, gjatë gjithë kësaj periudhe, duke parë jo vetëm në lidhje me Shqipërinë, por edhe në drejtime të tjera Shqipëria ka qenë
Ju thatë se ka një problem të madh të pazgjidhur në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Cili është ky?
Në vitin 2009 vendi ynë nënshkroi me Greqinë marrëveshjen e zonave detare, e cila në mënyrë të njëanshme nuk është ratifikuar nga Parlamenti. Është trajtuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo marrëveshje qëndron..
Është hedhur poshtë si vendim antikushtetues…?
Rrjedhimisht është përgjegjësi vetëm e vendit tonë që t’i japë zgjidhje asaj çështjeje. Një marrëveshje, e cila nënshkruhet nga qeveria e një vendi, është në dinjitetin e tij, në seriozitetin e tij, në imazhin e tij ndërkombëtar që të japë përgjigje të qartë. Prej vitit 2009 nuk jepet asnjë përgjigje. Prej shumë specialistëve kemi lexuar që argumentimi i Gjykatës Kushtetuese konteston…
Cilët specialistë, sepse specialistët e kanë cilësuar si një marrëveshje antishqiptare që i janë falur kilometra të tërë katrore të Shqipërisë, Greqisë..?
Këto janë teori konspiracioni. Në kohën e sotme kemi një të drejtë ndërkombëtare të detit, që vendi ynë është palë dhe Greqia është palë.
Përse Greqia kërkon t’i imponojë kritere të tjera, ndërkohë që me Turqinë e Italinë janë zbatuar të tjera marrëveshje?
Me Italinë ka prej 30 vitesh një marrëveshje që ishte nënshkruar me të drejtën e atëhershme dhe është rishikuar më pas dhe është konstatuar se nuk ka asnjë shkelje. Me Turqinë, është situatë ndryshe, Turqia nuk është palë e së drejtës së konventës detare. nuk e ka njohur, nuk e ka nënshkruar dhe nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Nuk është palë. Në kushtet e sotme kur kemi një marrëveshje nuk mund të ngrihet Gjykata Kushtetuese e vendit tonë apo e Greqisë dhe të thotë që marrëveshja ndërkombëtare e detit ka këto mangësi.
Edhe në një rast banal si ai i Dishos në Korçë Greqia protestoi. Del zv.ministri i Jashtëm e thotë përse u dënua. Jetojmë në shtetin e së drejtës dhe vendimet e gjykatave janë të detyruara të respektohen?
Është fenomeni më i rrezikshëm. Drejtësia në Shqipëria ka hyrë në një terren të rrëshqitshëm, të një pseudonacionalizmi.
Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë, mund dhe ekzistojnë të gjitha parametrat për tu parë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit, gjë që nuk u bë, por u bë me një paragjykim. Si mund të falen, të dhurohen, të shiten dhe të blihen det e tokë sot në kohën e teknologjisë që mund të masë me saktësi toka e ujë. Sot do ishte në favor të interesave të vendit tonë ratifikimi i asaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë për hapësirat detare ekskluzive të shfrytëzimit ekonomik. Ishte favor për Shqipërinë. Në momentet që flasim mbahet një takim shkencor me pjesëmarrjen e autoriteteve izraelite, qipriote, greke, po diskutohet një çështje energjetike. Në këtë aktivitet flasin amerikanët. Shqipëria duhet të bëhej pjesë e kësaj loje dhe jo të bëhet fobik.
Kthehemi te komuniteti çam. Greqia e diskriminon. Kemi çdo muaj shqiptarë me origjinë nga Çamëria që refuzohen të kalojnë me pasaportë në kundërshtim me marrëveshjen Shengen në Greqi, kemi pronat që nuk po ju kthehen…?
Këto janë të gjitha çështje të krijuara nga spekulimi, tendencioziteti. Do më lejoni të sqaroj aspektet për të cilat jam individualisht dhe institucionalisht i interesuar. Nuk ka pasur në kohërat e demokracisë në shtetin grek asnjë krahinë me emrin Çamëri, asnjëherë, me përjashtim të periudhave kur ka qenë e pushtuar. Rrjedhimisht askush nuk mund t’i imponojë shtetit grek dhe cilitdo shtet tjetër toponimet e veta. Është e papranueshme kush e ka bërë atë gafë në sistemin e lëshimit të dokumenteve të shtetit shqiptar, duke krijuar këtë incident që është në dëm të vendit tonë dhe nuk na nderon. Midis Greqisë dhe Shqipërisë ka një traktat të fqinjësisë, të bashkëpunimit, të nënshkruar nga Berisha-Stefanopulos dhe aty shkruhet çdo qytetar shqiptar dhe çdo epitet tjetër është i panevojshëm, spekulativ dhe tendencioz.
Flasim për reformën zgjedhore. Në çfarë pike keni rënë dakord dhe në cilën jo?
Nuk e adresoni saktë pyetjen. Në çfarë pikash kanë rënë dakord dhe në çfarë pikash nuk kanë rënë dakord. si anëtar komisioni nuk e pranoj rolin e elementit dekorativ që na rezervon PS-ja me PD-në.
Do jepni dorëheqjen nga komisioni?
Nuk ka një pjesëmarrje sistematike nga përfaqësuesit si të PBDNJ-së, ashtu edhe të përfaqësuesve të forcave të tjera politike. Janë rënë dakord deri më sot, në të gjitha ato elemente që kanë rënë tradicionalisht dakord dy partitë e mëdha. Janë aspektet që kufizojnë hapësirat për forcat e nivelit të dytë dhe ka ngecur reforma pikërisht në ato aspekte që prekin drejtpërsëdrejti intresat e njërës apo të tjetrës palë.
Vazhdoni të jeni në koalicionin e Edi Ramës apo jeni shkëputur?
Çfarë nënkuptoni me koalicion? Ne me PS-në bashkëpunuam në zgjedhjet e vitit 2009, ne bashkëpunuam në zgjedhjet për pushtetin vendor në 2011. Janë dy kapituj të mbyllur me aspektet negativë dhe pozitivë të saj. Aktualisht nuk ka një dokument angazhues për të dy palët. Ka shumë çështje parimore që na rreshtojnë në një vijë dhe ka edhe disa të tjera që na ndajnë.
Për momentin aktual ekziston një vakum institucional midis dy partive. Vetë e zgjodhët koalicionin me zotin Rama…? Keni brerje ndërgjegjeje?
Vetë e zgjodhëm dhe këto janë pasojat e veprimit tonë të vullnetshëm. Sigurisht nuk ecet me brerje ndërgjegje. Ecet duke nxjerrë konkluzionet e duhura dhe duke marrë masat. Do të jemi shumë më të vëmendshëm.
E kishit një lloj presioni psikologjik kur thatë se po prisni partinë e zotit Topi për të bërë koalicion me të?
Nuk mund t’i bëjmë askujt presion psikologjik. Thamë një të vërtetë që është teorike. Nuk thashë ansjëherë se PBDNJ do të bashkëpunojë me partinë e zotit Topi apo ndonjë tjetri. Thashë se zoti Topi, duke gjykuar nga aktiviteti i tij parlamentar nëse do të vendosë të krijojë një parti, do të jetë një parti serioze.
Kam bashkëpunuar për 8 vite me zotin Topi dhe e njoh sistemin e tij të vlerave dhe të mendimeve politike dhe besoj se do të jetë një forcë e tillë e domosdoshme për spektrin e qendrës së djathtë. Nëse do të krijoheshin kushtet për një bashkëpunim në spektrin e qendrës midis disa forcave politike…
Të cilat mund të ishin kushtet…?
Të cilat mund të ishin të ndryshme, të gjitha ato që gjejnë një bazë minimale programore për të bashkëpunuar në spektrin e qendrës, në spektrin e majtë dhe spektrin e djathtë do të ishte në favor të zhvillimeve politike të vendit që duke kapërcyer…
Zoti Meta mund të jetë pjesë e këtij poli?
Zoti Meta është forcë e qendrës së majtë, pavarësisht vullneteve tona.
Ka mundësi të krijohet ky pol me disa parti..?
Di të vlerësoj se do të ishte në favor të zhvillimeve politike të vendit, për t’ju shmangur këtij polariteti shtet që mbizotëron prej mëse 20 vitesh, por se sa është praktikisht e realizueshme jam pesimist, sepse edhe në të shkuarën kanë ekzistuar lëvizjet për premisat për lëvizje të tilla, por mentaliteti i politikanit tonë është që kush jam unë e kush je ti, kush i pari e kush i dyti dhe aty prishet gjithmonë krushqia.
Keni patur “feedback”, reagime si nga zoti Topi?
Gjithmonë ekzistojnë reagime por duhet të mbetet feedback. Kur diçka mbetet ende e pamaturuar mbetet anonime.