Forumi Kuq E Zi
Agresori tek ‘Xhamlliku’ edhe autor i vrasjes së argjendarit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Agresori tek ‘Xhamlliku’ edhe autor i vrasjes së argjendarit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Agresori tek ‘Xhamlliku’ edhe autor i vrasjes së argjendarit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Agresori tek ‘Xhamlliku’ edhe autor i vrasjes së argjendarit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Agresori tek ‘Xhamlliku’ edhe autor i vrasjes së argjendarit Policia-te-banka-e-grabitur-300x201Policia e Tiranës bën me dije se autori i vrasjes së arkëtares dhe plagosjes së punonjësit të sigurisë ka lidhje me vrasjen e një argjendari në tetor të vitit të kaluar në kryeqytet.

Ky përfundim del nga zhvillimi i deritanishëm i hetimeve. Nga ekzaminimi kriminalistik – balistik, i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, rezulton se arma e përdorur në tentativën për vjedhjen e bankës tek “Xhamlliku”, është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rapo Sinani, ngjarje e ndodhur në Tiranë më datë 21 tetor të vitit të kaluar.

Strukturat e policisë së kryeqytetit po punojnë për identifikimin, dokumentimin ligjor dhe kapjen e autorëve. /F.S/



Dashamir Biçaku

TIRANE- Një ditë e pafat dhe tragjike për punonjësit e një filiali të bankës NGB në Tiranë. Tentativa e grabitjes së filialit të Bankës Kombëtare të Greqisë, (NBG), së nivelit të dytë në kryeqytet, përfundoi me vrasjen e një prej arkëtareve dhe plagosjen e rojës së sigurisë, që ndodhej pranë derës së degës së bankës. Dyshimet e para të hetuesve dhe specialistëve të hetimit të krimeve flasin për një person rreth 20- 25 vjeç me ngjyrë, rreth 1.70 metër i gjatë, i cili ka qëlluar në drejtim të rojës dhe më pas në drejtim të arkëtares së bankës pa paralajmërim. Leonora Kaloçi, 44 vjeçe, me profesion ekonomiste banke, mbeti e vdekur pasi mori një plagë në gjoks nga një armë zjarri tip pistoletë. Grabitësi i maskuar qëlloi edhe rojën. Hetimet e para të policisë thonë se autori përdori një armë zjarri pistoletë që mendohet të ketë qenë “TT”, nisur edhe nga dy gëzhojat e gjetura nga policia në vendin e krimit.



Plumba rojës dhe arkëtares

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 15:10, minuta, në ambientet e e bankës NBG, në sheshin Shtraus, pranë zonës së njohur me emrin “Xhamlliku”, në rrugën “Qemal Stafa”. Personi ende i paidentifikuar, që mendohet se është nga komuniteti rom, hyri në bankë dhe pa asnjë paralajmërim qëlloi me armë në drejtim të punonjësit të sigurisë, Skënder Elmazi, që ndodhej në derën e hyrjes kryesore të degës së bankës, duke i shkaktuar atij një plagë në gjoks pranë supit në krahun e djathtë. Kjo bëri që punonjësi i sigurisë i bankës të neutralizohej dhe të mos kishte mundësi të ndalte sulmin ndaj bankës. Pas këtij veprimi, autori i krimit, u nis drejt arkës duke kërkuar paratë:

Gjithçka ndodhi si në filma. “Kjo është një grabitje, paratë paratë, paratë”, – përsëriti me zë të lartë disa herë agresori që i ishte drejtuar Leonora Kaloçit, të parit njeri që iu shfaq para syve. Sipas dëshmitarëve okularë, pas plagosjes së punonjësit të sigurisë, dora e grabitësit që mbante pistoletën dridhej fort. Punonjësja e bankës refuzoi t’i dorëzonte paratë grabitësit duke i pohuar: “Këtu nuk ka para, s’ka para në arkë”. Mohimit të Kaloçit, agresori iu përgjigj duke qëlluar një të shtënë në drejtim të 44-vjeçares nga Skrapari me banim në lagjen Qesarakë të komunës së Dajtit. Nga të shtënat e armës së zjarrit gruaja mori një plagë tejshpuese në gjoks, pikërisht në zemër, me dalje të plumbit në shpinë.



Leonora nuk i shpëton vdekjes

Ndërsa bankierja rrëzohej në dyshemenë e filialit të bankës, keqbërësi braktisi tentativën e tij të grabitjes duke dalë nga ambienti i bankës. Më pas autori i krimit, mori drejtim për nga pjesa e pasme e godinës së bankës, duke e kaluar në një tunel në krahun verior që të nxjerr në rrugën “Dum Alla”. Pasi u fut në tunel, duke dalë në rrugën tjetër, autori i ngjarjes, mësohet se hoqi maskën dhe e futi në xhep, ndërsa ecte me vrap.

Që andej më pas autori, besohet se nëpërmjet rrugicave të pallateve ka mbërritur pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e duke humbur më pas gjurmët. Gruaja e plagosur, që ende dergjej në dysheme, me shpejtësi është marrë nga punonjësit e tjerë të bankës dhe me një automjet të rastit është nisur në spitalin ushtarak. Po kështu, roja u dërgua nga një automjet tjetër, i drejtuar nga Arben Bima, në spitalin civil në kryeqytet. Rrugës për në spital, punonjësja e bankës ndërroi jetë, për shkak të plagës së rëndë të marrë në zemër. Ndërkaq roja mbërriti në spitalin civil dhe nga mjekimi i marrë ka mundur kalojë rrezikun për jetën, ndërsa mjekët thonë se gjendja e tij paraqitet akoma problematike, por pa rrezik për jetën.



Merren shenja gishtërinjsh

Pak kohë pas dhënies së alarmit për krimin e rëndë, në vendin e ngjarjes, mbërritën me dhjetëra efektivë dhe uniforma të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe të efektivë të komisariateve të tjera. Krerët e policisë organizuan në vendin e ngjarjes disa grupe hetimi dhe kërkimi me qëllim, identifikimin gjetjen dhe kapjen e personit të dyshuar të krimit. Policia shoqëroi një numër të madh personash në cilësinë e dëshmitarëve të rrethanave të ngjarjes. Po kështu, hetuesit shoqëruan në ambientet e tyre të gjithë punonjësit e filialit të bankës që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit, si dhe persona të tjerë që sipas policisë mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e krimit. Ekspertët morën kampione gjaku në vendin e ngjarjes që mendohet se i përkasin, gruas së vrarë dhe rojës së plagosur. Ekspertët kriminalistë kërkuan edhe për gjurmë gishtërinjsh në objekte të ndryshme që mendohet se janë prekur nga autori. Mësohet se policia ka administruar në cilësinë e provës materiale, afërsisht 5 apo 6 objekte, të cilat mendohet se janë prekur nga autori, ndërsa, është kryer këqyrje për gjurmën në disa objekte të tjera në të cilat mendohet se mund të kenë mbetur shenja të duarve apo të gishtërinjve të tij.



Këqyrja e kamerave

Pas marrjes së deklarimeve të dëshmitarëve të ndryshëm në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë mundën të ndërtonin një përshkrim të autorit, nisur nga të dhënat e fituara nga rrëfimet e dëshmitarëve. Sipas tyre, personi duhet të jetë i moshës rreth 20- 25 vjeç, i gjatë rreth 1.70 metër dhe mendohet se ai është person nga komuniteti rom. Policia për të krijuar, një ide sa më të qartë të mbi identikitin e autorit të mundshëm të krimit, kreu një këqyrje paraprake të kamerave që tregonin momentin e hyrjes së grabitësit në bankë, dhe kryerjen e veprimeve nga ana e këtij të fundit, që nga momenti i mbërritjes para godinës, plagosjes së policit, qëllimin e gruas me armë e deri në largimin e tij. Burimet thanë se ekspertët deri mbrëmë vonë kanë kryer këqyrjen e kamerave të sigurisë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të bankës. Veç tyre, policia kreu edhe këqyrjen e pamjeve edhe të kamerave të sigurisë në krahun e pasmë të bankës, nga të cilat shpresohej se mund të fitohej ndonjë pamje e rëndësishme e autorit.



Shoqërohen të gjithë ata që ngjajnë grabitësit

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ekspertët kryenin këqyrjen e vendit të krimit dhe pyeteshin dëshmitarët, një grup i njësisë operacionale, si dhe efektivë të komisariateve të ndryshme të Tiranës, nisën shoqërimet e ndryshme në të gjithë territorin e kryeqytetit, në mënyrë të veçantë në zonat e njohura të cilat banohen nga komuniteti rom. Po kështu policia, ka shoqëruar edhe persona të tjerë, të skeduar nga policia si persona me tendencën kriminale të grabitjes, si dhe në mënyrë të veçantë persona të njohur nga policia si përdorues të lëndëve narkotike që i përkasin komunitetit rom. Shoqërimet mësohet se janë kryer në zonën e rrugës së “Kongresit të Manastirit”, në zonën e Bregut të Lumit, dhe në adresa të tjera. Policia pas shoqërimeve të kryera është munduar të bëjë një përzgjedhje të personave që i përafroheshin moshës së autorit të krimit, veshjeve të tij e elementëve të tjerë identifikues që mund të përafronin të shoqëruarit me autorin e mundshëm të krimit.



10 mijë euro atij që informon

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë vendos shumën prej 10 000 (dhjetë mijë) Euro për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në çdo rast ruhet anonimati.

Lidhur me informacionet mund të telefononi ose dërgoni mesazh në numrat celular të drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit : 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons