Ndaj Behxhet Pacollit në vitin 2008 është lëshuar një urdhër arresti me akuzën e pastrimit të parave. Një lajm i tillë raportohet nga e përditshmja kosovare “Koha Ditore”.
Sipas raportit të hetuesit nga policia e UNMIK-ut, Andrew Millar, në vitin 2008 policët që hetonin privatizimin e hotelit “Grand” kishin kërkuar autorizimin nga prokurori ndërkombëtar për arrestimin formal të Behxhet Pacollit dhe disa personave të tjerë me dyshimin se kanë kryer veprën e pastrimit të parave.
Gjatë hetimeve është konfirmuar se destinacioni i fondeve kriminale në vlerë prej 4 milionë eurosh ishte blerja e hotelit “Grand” në Prishtinë. Hetimet synojnë të identifikojnë se fondet e tilla ishin pronë kriminale dhe se ato duhet të konfiskohen.
Hoteli “Grand” është privatizuar me një çmim prej rreth 8 milionë eurosh, me zotimin se për dy vite do të investoheshin rreth 20 milionë euro si dhe do të punësoheshin mbi 400 punëtorë. /F.S/