Papa Benedikti XVI pas meshës së mbajtur në Havana është takuar për gati 30 minuta me liderin historik të Kubës Fidel Kastro, në ditën e tretë dhe të fundit në vendin ishullor.
Takimi i Papës me Kastron është konfirmuar dhe nga zyrtarë të Vatikanit.
Zëdhënësi i selisë së Shenjtë tha se Papa u takua me 85-vjeçarin për rreth 30 minuta por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Në meshën e mbajtur në Havan, raportohet se ishin të pranishëm më shumë se 500 mijë njerëz. AFP raporton se një burrë mes turmës ka thirru “Papa, mos u largo pa rrëzimin e komunizmit”.
Incidenti është i njëjtë me atë të dy ditëve më parë në Santiago, ku një burrë thirri slogane anti-qeveritare dhe më pas u mor nga policia.
Kastro është takuar dhe me Papa John Paul II në vitin 1998, në kohën kur Kuba shënojë një pikë kthesë në marrëdhëniet me Kishën.
Në Kubë numëron rreth 10% katolikë të popullsisë prej 11 milion. Pas më shumë se një dekade nga liria fetare, Kuba vazhdon të mbetet një vend i izoluar dhe me një ekonomi shtetërore të dobët, ku punëtorët e zakonshëm marrin 20 dollarë në muaj. /F.S/