Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar dje në Romë me homologun e tij italian, Giulio Terzi, nga i cili ka marrë përkrahjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset tjera në drejtim të forcimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Sa i përket proceseve integruese të Kosovës, Terzi ka ofruar ndihmën konkrete të shtetit italian në këtë proces, përfshirë edhe ndikimin te pesë vendet e mbetura të BE-së që të mos e pengojnë në asnjë formë rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë evropian të vendit tonë.
Dy ministrat kanë biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar faktin se brenda këtij viti pritet të nënshkruhen gjashtë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.
Në konferencën e përbashkët të dy ministrave, shefi i diplomacisë italiane kërkoi respektimin e sovranitetit të Kosovës kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale serbe.
“Çështja e zgjedhjeve lokale duhet të zgjidhet duke respektuar përgjegjësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbi të gjitha aspektet elektorale për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë”, tha Terzi përpara gazetarëve. Hoxhaj njoftoi mikpritësin e tij se së shpejti në UP do të hapet departamenti për gjuhën dhe kulturën italiane. Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera politike dhe diplomatë të vendeve të ndryshme të akredituar në Romë. / Koha.net