Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Malit të Zi nuk kanë nevojë të paraqesin pasaportën, por vetëm kartën e identitetit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej datës 21 mars kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roçen.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i qujatur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”.
TCH