Dëshirojnë të duken interesant duke performuar me pjesë metalike të vendosura në pjesë të ndryshme të trupit në formë bizhuje dhe i quajnë pirsing. Kjo është një tendencë që ka prekur shumë adoleshentë të cilët marrin guximin dhe shpojnë trupin e tyre ku të mundin pa u merakosur se kjo mund të sjellë edhe pasoja shëndetësore tek ata. Në kryeqytet janë dy pika kryesore ku adoleshentët shkojnë për të vendosur pirsing dhe çmenduritë e tyre janë nga më të ndryshmet sepse shpimet me metale mund ti vendosin në çdo pjesë të trupit. Bedri Dajti është 50 vjeç dhe ai vendos çdo ditë me dhjetëra pirsing tek adoleshentët. Ai rrëfen çdo gjë në lidhje me tendencat e tyre.Cilët janë grupmoshat që i kërkojnë më shumë vendosjen e pirsingMë të interesuarit janë adoleshentët duke filluar nga 16-20 vjeç. Por nuk përjashtohen edhe moshat e tjera deri në 40 vjeç. Pirsing në vesh është normale për të gjithë dhe bëjnë disa shpime ndërsa në pjesë të ndryshme të trupit i kërkojnë kryesisht adoleshentët.
Ku duan të vendosin pirsing moshat 16-20Në çdo pjesë të trupit dhe të gjitha llojet e pirsing. I vendosin në hundë, buzë, kërthizë, vesh, qafë etj. Ka persona të cilët vendosin 10, 15 apo 20 pirsing. Në gjuhë ka që i vendosin 3 herë, në vesh 10 herë, në buzë 2 herë e kështu me radhë.
Kush ka kërkesa më shumë femrat apo meshkujt?
Femrat, janë më shumë të dhëna, i duan në buzë, në vesh, kërthizë, hundë. Ndërsa çunat kryesisht në gjuhë. Natyrisht që ka edhe djem por përgjithësisht dominojnë femrat.
Ka persona që janë të fiksuar pas pirsing?
Po, natyrisht që ka. Do t’i quaja “maniakë” të pirsing, ka raste që duan të vendosin shumë por ka raste që i duan thjeshtë të veçantë.
Ka nga ata që i duan edhe në organet intime?
Po ka, por janë raste të pakta. Por përgjithësisht i duan në gjuhë. Kërkesat janë të shumta ndoshta nxiten edhe nga njëri-tjetri.
Cili është pirsig i veçantë dhe ku vendoset?
Quhet “Ankoring” dhe vendoset në çdo pjesë të trupit. Është modeli i fundit dhe ka hyrë në Shqipëri përpara një viti. Bëhen edhe kompozime të tipit, tre mbrapa në qafë njëri-pas tjetrit, por ka raste që kur vijnë, klientët i kanë të qarta idetë dhe e dinë se çfarë duan dhe në çfarë pjese të trupit e duan dhe formën, ndonjë mënyrë që simbolizon diçka për ta.
Si bëhen shpimet?
Në vesh bëhen me pistoletë dhe është një shpim i thjeshtë, vëthët duhet të jenë të sterilizuar. Ndërsa në pjesët e tjera të trupit bëhen me gjilpërë. Gjilpëra është një përdorimshe dhe e dizinfektuar. Përdor edhe pinca të veçanta për të kapur mishin në pjesë të ndryshme të trupit.
Po çmimet sa janë?
Fillojnë nga 1500 lekë të vjetra deri 3500 që është edhe më i shtrenjti. Çmimi nuk i pengon të rinjtë dhe adoleshentët për të vendosur pirsing.
Po pasi klientët vendosin pirsing mbaron puna juaj?
Jo nuk mbaron. Ne i ndjekim ata, i pyesim nëse kanë dhimbje apo probleme të kësaj natyre. I këshillojmë sepse pirsing duhet të hiqet dhe të pastrohet disa herë në ditë, gjithmonë duhet pastruar pas dushit. Pastrimi bëhet me dizifektantë të ndryshëm të cilët ne ua rekomandojmë.
Cilat janë këshillat që iu jepni gjithmonë klientëve?
E para, siç e thashë, për çdo shpim duhet trajtuar me dizifektantë dy ose tre herë në ditë për dy javë deri në një muaj. Pastrimi pas dushit dhe gjithmonë nëse ndjejnë ndonjë dhimbje të paraqiten dhe të konsultohemi bashkë.
Bino: Pirsing, të rregullohet me ligj
Adoleshentët realizojnë maninë për të shpuar çdo pjesë të trupit ndërsa tregtarët ushtrojnë biznesin e tyre pa asnjë preokupim për shëndetin e të rinjve. Vendi ynë nuk ka asnjë ligj për kriteret dhe rregullat që duhen zbatuar për të këto veprimtari. Ndonëse vetë specialistët i cilësojnë të dëmshme ata propozojnë ligj për kontrollin e këtyre veprimtarive. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thekson se vendi ynë nuk ka legjislacion sa i takon ushtrimit të aktivitetit për të vendosur pirsing. “Tashmë është një tendencë në rritje. Padyshim që duhet të ketë një ligj. Subjektet që i ofrojnë këto veprimtari duhet të jenë të kontrolluara. Ato duhet të kenë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Inspektorët duhet të kryejnë kontrolle në këto subjekte njësoi si në subjekte të tjerë që kryejnë veprimtari në shërbim të popullatës. Mendoj se ka ardhur koha që të ketë një ligj për këtë fenomen”, thekson Silva Bino. Ndërkohë ajo pohon se vendosja e pirsing mund të jetë shumë problematike për shëndetin e atyre që i realizojnë sepse mund të jenë burim i hepatit B, hepatiti C por edhe sëmundjeve të tjera infektive. “Pikërisht për këto rrezikshmëri që kanë ndaj popullatës nevojitet rregullimi me ligj. Vendet e tjera kanë ligje dhe rregulla për këto veprimtari”,- thotë Silva Bino.
Dermatologia: Të bëhet testi para se të vendoset pircing
Pirsing shikohen si problem edhe nga dermatologët. Madje ata japin një sërë këshillash në lidhje me këtë fenomen. Entela Shkodrani, shefja e shërbimit të dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohon se kjo mani shpesh bëhet edhe problematike. “Së pari të gjithë atë që duan të vendosin pirsing duhet të bëjnë një test nëse janë alergjik ndaj metaleve që vendosin në trup. Alergjitë mund të shkaktojnë dëme në shëndet”,- pohon dermatologia duke shtuar se pirsing mund të shkaktojnë dermanit alergjik. “Në botë ka rregull strikte për këto veprimtari. Subjektet duhet të plotësojnë kritere për ushtrimin e vendosjes së pirsing. Personat që i vendosin duhet të kenë licensë, subjekti duket të realizojë kushtet për higjienën por edhe për materialet që përdoren në vendosjen e metaleve në trupin e të rinjve”- thekson dermatologia Entela Shkodrani.
Pirsingu dhe komplikimet stomatologjike
Studimet e huaja kanë treguar se një në katër person me pirsing në gjuhë ose buzë ka simptoma, siç është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve. Nga analizat është vërejtur se 13.9 për qind e të analizuarve kanë pasur një dhëmb të thyer ose komplikime tjera. Të dhënat nga ky studim këshillojnë stomatologët të cilët bëjnë pirsing oral, t’iu shpjegojnë mirë klientëve të tyre për pasojat dhe rreziqet shëndetësore.
Martin Dodbiba, 21 vjeç
Aktualisht kam vetëm një pirsing në gjuhë. Por më parë kam pasur edhe dy pirsing në buzën e poshtme, në të dy anët e saj. Më kanë këshilluar që javën e parë të bëj gargar me ujë ku të jetë tretur kripë, për të shmangur infektimin e buzës. Ditët e para kisha dhimbje shumë dhe e kisha të pamundur të ushqehesha. Nuk haja dot asgjë. Përveç kësaj e kisha të ndaluar të ushqehesha me gjëra të ngrohta dhe të pija cigare. Kam ngrënë vetëm akullore me limon dhe sup një javë të tërë. Tani nuk e ndiej fare, nuk më pengon për asgjë. Dy pirsing që kisha në buzë tashmë i kam hequr. I bëra kur isha adoleshent. Doja të isha trendi, “cool”, e tillë është mosha, tani do të mbaj vetëm atë që kam në gjuhë.
Ani është 17 vjeç
Unë kam këtë pirsing në gjuhë. Mu bë fiksim dhe doja patjetër ta vendosja pikërisht në gjuhë. Javën e parë kam vuajtur shumë për të ngrënë. E shtyja bukën me gishta. Një ditë duke ngrënë m’u duk sikur kisha diçka të fortë që po e përtypja por mendova se e kisha gabim dhe e përcolla bukë. Më pas shoh dhe kuptoj që e kisha ngrënë pirsing pasi nuk ishte më aty. Vura një tjetër sepse nuk di ta shpjegoj por më pëlqen shumë. Mundohem të jem shumë i kujdesshëm.
Eduard Viktori
Prising është fantastike. Thjesht më pëlqen. Më parë e kam pasur edhe në vesh por tani kam në gjuhë. Më pëlqen të kem një stil të veçantë dhe pjesë e këtij stili për mua janë edhe pirsing. Çdo kush ka dëshirat e tij ndaj dhe nuk duhet paragjykuar. Madje nëse doni të dini do të vendos edhe ca të tjera si në vetull, në vesh, në hundë. Kjo është një tendencë dhe tendencat janë për adoleshentët.
Flavia është 16 vjeçe
I adhuroj pirsing por nuk kam asnjë pasi nuk ma lejon familja. Do doja të kisha në gjuhë por pse jo edhe në kërthizë, më pëlqejnë shumë. Nëse si djali edhe vajza kanë pirsing në gjuhë, në një marrdhënie në çift është shumë eksituese. Por edhe në gjoks do të ishte e paparë. Në fakt në kërthizë e kam një dhe shikojeni vetë. Familja ime nuk e di sepse po të ishte në dijeni do të më ndalonin.
SHEKULLI