Konsumi i çokollatës bën mirë për shëndetin, kjo falë substancave si flavonoidet dhe antioksidantët,të cilat janë të pranishme te kakaoja. Në mënyrë të veçantë, vetitë antioksiduese aktivizohen nga polifenolet, të bollshme në ëmbëlsirën e preferuar të shumë prej nesh, e cila gëzon edhe plot vlera ushqyese. Ja disa nga arsyet pse duhet ta shijojmë akoma më shumë çokollatën.
Lufton hipertensioninMund të jetë një aleat shumë i mirë kundër presionit të lartë të gjakut. Kërkimet e viteve të fundit kanë zbuluar se funksionimi i enëve të gjakut përmirësohet dukshëm pas konsumit të çokollatës. Ky efekt pozitiv favorizohet nga flavonoidet, të cilat kanë aftësinë për të ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut, duke siguruar kështu një qarkullim më të mirë dhe ulje të vlerave të presionit.
Vepron kundër stresitÇokollata lufton stresin. Ajo është e pasur me magnez, i cili ndihmon në reduktimin e nervozizimit. Gjithashtu në të njëjtën fushë veprojnë edheteobromina e kafeina, të cilat lehtësojnë ndjesinë e lodhjes, rrisin nivelin e vëmendjes, përqendrimit dhe reflekset. 40 gramë në ditë janë të këshillueshme.Antidepresiv natyralÇokollata është një mjet natyral kundër depresionit, për shkak të feniletilaminës, një hormone natyral psikoaktik që gjendet në përbërje të saj.Konsumi i çokollatës stimulon prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, hormone antistres që kushtëzojnë gjendjet tona emocionale dhe humorin në tërësi. Flavonoidet favorizojnë fluksin e gjakut në tru, duke luftuar kështu gjendjet depresive.
Më pak kolesteroolKonsumi i çokollatës rrit nivelin e kolesterolit të mirë, kjo për meritë të acidit stearik, i cili rrit sasinë e kolesterolit të padëmshëm në gjak.
Vetitë afrodiziake
Çokollata përmirëson dëshirën seksuale sit e meshkujt, edhe te femrat. Ky efekt vjen si pasojë e teobrominës dhe feniletilaminës, të dyja të pranishme te çokollata. / G.N.