Të lundrosh në ujërat e Rio Negro, të përballesh me ujëvarat dhe më pas të kalosh pyllin e dendur... pa dalë fare nga shtëpia. Nuk është një fantazi, por aplikimi i ri i Street View të Google, që me pamje 360 gradë të jep ndjenjën e vërtetë të të lëvizurit në jeshillëkun e xhunglës së amazonës. Projekti, i ideuar nga Sustainable Amazon Foundation, ka si objektiv tutelimin e ambjentit, duke shpërndarë sa më shumë pamje të bukurisë së natyrës amazonike.
TCH
TCH