Nuk janë të pakta rastet kur aplikantët për punë në disa kompani në SHBA, gjejnë në kontratë, mes kërkesave për postin edhe një pikë që flet për të drejtën që ka punëdhënësi për të hyrë në të dhënat personale në Facebook. Rastet kanë hapur një debat të madh në SHBA dhe duket se për këtë qëllim administrator të kompanisë kanë vendosur të reagojnë në mënyrë të ashpër. Mediat amerikane shkruajnë se Erin Egan, Drejtori i Zyrës së Privatësisë në Facebook, me anë të një deklarate e cilëson të papranueshme këtë praktikë.
Ai thotë se kjo kërkesë bie në kundërshtim me disa ligje në SHBA. Por në këtë rast, sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për jetën private të punëtorit, por edhe të miqve dhe personave që kontaktojnë me atë.
“Ne kemi punuar shumë në Facebook që përdoruesit të ruajnë të dhënat e tyre dhe informacionet private të shihen vetëm nga ju ose një grup njerëzish që ju u besoni. Kërkesa e të tilla për paswordet nga drejtuesit e kompanive janë të papranueshme”, thotë Egan.