Ajo quhet Dinah Gould dhe kur të mbajë në dorë pishtarin e lojërave Olimpike të Londrës 2012, do të jetë plot 100 vjeç.
Fituesja e garave olimpike në vitin 1948, 64 vjet më pas, do të ketë shansin të mbajë të ndezur flakën e tyre.
Duke qenë në këtë mënyrë edhe simboli më i çuditshëm i Olimpiadave. Një grua tërësisht e zbardhur nga vitet, e që do ta çojë para simbolin e këtyre lojërave, së bashku me nipin e saj 12-vjeçar.
Në këtë mëyrë, ajo do të ketë një mundësi për të lënë një shenjë të pashlyeshme në histori.
“Unë shpresoj të bëj kështu një punë të mirë”, tha gruaja e vjetër, i cili shpjegon edhe sekretin e jetëgjatësisë së saj. “Unë praktikoj joga dhe ha çokollatë aq shumë, por jam gjithashtu e predispozuar gjenetikisht: Nëna ime ka jetuar 102 vjet”, rrëfen ajo.