Gjigantët e teknologjisë së lartë, IBM, janë duke ndërtuar një kompiuter në gjendje që të përpunojë dy herë më shumë informacion se i gjithë interneti marrë bashkë, i cili bashkuar me valët radiofonike që do të dërgohen në hapësirë, mund të zbulojë origjinën e universit.
Superkompiuteri do të jetë i lidhur edhe me të dhënat që do t’i japin mijëra antenat e teleskopëve të fuqishëm, të shtrirë në 1,3 kilometra katrorë.
Nëpërmjet kësaj pajisje ende në zhvillim, IBM mund të jetë në gjende që nëpërmjet vëzhgimeve të shtrira në skaje të panjohura më parë, të arrijë të kthehet pas në kohë deri në krijimin e universit, rreth 13 miliardë vite më pare.
Kompiuteri do të ketë procesorë që do ta bëjnë atë miliona herë më të shpejtë se një kompiuter i zakonshëm i ditëve të sotme.
Ton Engbersen, një kërkues i IBM-së, deklaroi: “Nëse merr parasysh trafikun e përditshëm të rrjetit në një ditë dhe e shumëzon me dy, atëherë mund të arrish një shumë të përafërt me të dhënat që do të përpunojë çdo ditë kompiuteri, në ndërveprim me telekopin dhe valët radiofonike”.
Lajmi i vetëm i keq është se duhet të kalojë më shumë se një dekadë që një pajisje e tillë fantastike të vihet në punë. Projekti ka përfunduar dhe ndërtimi pritet të nisë së shpejti, por ai do të përfundojë vetëm në vitin 2024.