Fëmijët e shoqëruar nga familjarët në tre vitet e para të rritjes, kanë një fjalor më të gjerë dhe janë më të sigurtë në aspektin emotiv. Tashmë gjithçka është verifikuar edhe konkretisht, përmes një kërkimi të publikuar nga “Institute for Fiscal Studies e dalla Nuffield Foundation”, që kanë bërë një përmbledhje të një sërë studimesh të prodhuara ndër vite.
Në rastin e fëmijëve që nuk kanë frekuentuar kopshte është zbuluar se më së shumti ata u besohen gjyshëve, që kujdesen për to në 80% të rasteve. Janë më shumë gjyshet, sesa gjyshërit që shpenzojnë kohën e tyre me fëmijët dhe janë më tepër gjyshërit e rinj, sesa ata pleq.
Kjo nuk është vetëm një avantazh për xhepat, sepse sipas kërkimit, gjyshërit u ofrojnë fëmijëve një rezervë dashurie dhe vëmendje të papërsëritshme, gjë që i jep avantazhe të ndjeshme fëmijës. Pra është një zhvillim më i qetë, në të cilin duket se edhe fëmija merr një numër më të madh nocionesh dhe aftësish në krahasim me bashkëmoshatarët, që zgjedhin të shkojnë nëpër kopshte, apo që mbahen nga dadot.