Familjarë, miq, kolegë dhe studentë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi që u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare.
Nderimet u bënë edhe nga kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli.
“Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit zonjës Esmeralda Uruçi e cila ka qenë një ministre, një grua që kërkonte dhe punonte për të bërë karrierë si në fushën akademike, ashtu edhe në politikë. Është një shoqe e vjetër të cilën e kam patur në gjimnaz që është ndarë shumë shpejt nga jeta. Unë u shpreh ngushëllimet, fëmijëve, vajzës, djalit, bashkëshortit dhe të gjithë të dashurve të saj”, tha zonja Topalli.
Deputetë të Partisë Socialiste u përulën për të shprehur nderimet e fundit për ish-ministren Uruçi e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën akademike.
Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja socialiste, Valentina Leskaj vuri theksin në mirësinë e saj.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia, ngushëllimet e PS-së për këtë humbje që u nda jeta, nga aktiviteti publik dhe politik në një moshë shumë të re dhe padyshim që do të mbetet i çmuar kontributi i saj në jetën politike, në jetën akademike, kontributi si Ministre e Kulturës, kontributi i saj si një grua që ka ofruar vetëm mirësi ndaj të gjithëve”, tha zonja Leskaj.
Ngushëllime u përcollën edhe nga kryeministri Sali Berisha që nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, por kurora e tij nuk mungoi.
Ish-ministrja ndërroi jetën mëngjesin e së mërkurës në repartin e neurologjisë pas aksidentit të pësuar më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Zonja Uruçi u përfshi në politikë në vitin 2000 kur ishte anëtare edhe e kabinetit qeveritar të kryesuar nga kryeministri i kohës, Ilir Meta.
TCH