Forumi Kuq E Zi
“Skandal shitja e Albpetrolit”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Skandal shitja e Albpetrolit”  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“Skandal shitja e Albpetrolit”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Skandal shitja e Albpetrolit”  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
“Skandal shitja e Albpetrolit”  ALBPETROL-22_tn_2Deputeti i opozites Erion Braçe thotë se një ditë më parë me miratimin e ligjit per privatizimin e Albpetrolit, qeveria shiti përfundimisht të drejtat financiare të shqiptarëve mbi pasurinë më të madhe të vendit.

"Ndarja e prodhimit, që ishte e drejta që u lëshua dje me ligj të parlamentit nuk do të arkëtohet më në favor të qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, dhe të qytetarëve shqiptarë, por do të arkëtohet vetëm në interes të privatit. Tatim-fitimi u vërtetua dje se është zero lek, prej 8 vitesh nga këto kompani që operojnë në sektorin e naftës. Renta minerare është vënë vetëm në vitin 2008 e këtej dhe nuk e ka kaluar më shumë


Deputet i Partise Socialiste se 20 milionë dollarë në vit", tha Braçe.

Por shitja e të drejtave financiare ishte vetëm një nga dy pikat më të nxehta të ligjit. Në minutat e fundit maxhoranca votoi në parlament edhe një nen që i jep qeverisë të drejtën të përfshijë në shitjen e Albpetrolit, të tjera vendburime dhe zona nafte të papërcaktuara.

"Nga një pasuri shqiptare, nga një pasuri kombëtare, që për vitin që shkoi ka arritur deri në 900 mijë tonë të prodhuar, të nxjerrë nga nëntoka e këtij vendi, e vlerësuar minimalisht në mbi 450-500 milionë dollarë, shteti shqiptar ka marrë vetëm 20 milionë dollarë. Këto janë efektet e drejtpërdrejta të privatizimit të Atdheut. Dhe ky është Atdheu privat që nuk do t'i takojë më qytetarëve shqiptarë", tha Braçe.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i pasur me naftë dhe eksportet janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Por zoti Braçe thotë, se për shkak të korrupsionit masiv, shqiptarët nuk po përfitojnë asnjë të ardhur nga nafta.

"Një akt i paprecedentë, qe nuk ka ndodhur në 22 vite të parlamentit të Shqipërisë dhe që normalisht ngarkon me përgjegjësi penale direkte, jo vetëm ministrin e Ekonomisë, por edhe të gjithë ata që e hartuan atë amendamend dhe e votuan në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Aq i paprecedentë ishte akti, sa Sali Berisha nuk mori përsipër të votonte. Berisha, si edhe disa raste të tjera u largua nga salla e Parlamentit, për të mos e votuar", tha Braçe.

Baza ligjore për taksimin e kompanive të naftës nisi të hartohej në vitin 1994, kur ish-presidenti Berisha miratoi një dekret, që vendoste tatim-fitimin në masën 50 për qind, por vetëm pasi të ishin shlyer investimet dhe të zbriteshin një sërë shpenzimesh. Kjo bazë u ruajt edhe nga qeveritë socialiste, të cilat dhanë koncesionin e parë të naftës, atë të Patoz-Marinzës.

"E mbase kjo është edhe përgjegjësia e qeverive socialiste, kur erdhën në fuqi dhe që normalisht duhet t'i kishin dhënë fund këtij dekreti të firmosur në vitin 1994 nga Sali Berisha, që i ka krijuar apo ju ka njohur si shpenzime të zbritshme kompanive për efekt të llogaritjes së fitimit, shpenzimet kapitale, ato operative, ato administrative dhe shumë te tjera, tha Braçe.

Që nga viti 2004, kompanitë private edhe pse kanë eskportuar disa milionë tonë naftë, nuk kanë paguar asnjë lek tatim-fitimi sepse dorëzojnë bilance me humbje.
TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons