Për demokratët, 22 Marsi është një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e tyre politik, pasi 20 vjet më parë, Partia Demokratike fitoi për herë të parë në zgjedhje, pas 45 vjet diktaturë komuniste.
Per kryeministrin Sali Berisha kjo eshte nje nga ditet me te rendesishme te historise se shqiptareve, dite qe shenon permbysjen me vote te diktatures komuniste.
"Sot per te gjithe ne shqiptaret, 22 Marsi i vitit 1992 eshte dita e krenarise, frymezimit, besimit dhe shpreses së madhe. Shqiperia sot eshte 20 vjet drite me larg dhe me lart sesa Shqiperia ne te cilen ne jetuam 20 vjet me pare", tha Berisha.
Duke
nderuar te gjithe te rinjte shqiptare qe, 22 vjet me pare, rrezuan murin e Berlinit ne Shqiperi, dy dekada me vone, kryeministri Berisha veçoi per te pershendetur brezin e 20-vjeçareve te sotem.
"Ndersa ju te dashur 20-vjeçare nuk keni as edhe nje dite te vetme te jetes suaj te bukur te keputur nga diktatura. Jeni gjenerata e parë qe nuk njohet shtypjen, poshterimin, mungesen e dinjitetit njerezor. Te lumtur jeni ju qe keni njohur vetem lirine. Keto dy dekada jane kurore e lirise ne ballin e çdo shqiptari jane kurora e bukur e lirise, ne ballin e madherishem te Shqipërise. Ajo çka ju mund te beni per kete atdhe asnje nga ne s’mund ta imagjinoje. Ju jeni krenaria jone", tha Berisha.
Gjate fjalimit te tij kryeministri Berisha, duke bere disa krahasime domethenese per Shqiperine e 20 viteve me pare dhe Shqiperine e sotme, vuri ne dukje se te gjitha arritjet madhore per shqiptaret gjate ketyre dy dekadave mbajne sakrificen e shqiptareve dhe siglen e Partise Demokratike. Sipas kryeministrt Berisha, me pavaresine e Kosoves, per kombin shqiptar keto dy dekada ishin sa nje shekull.
"Nje komb nje qendrim ishte motoja jone. Kosova eshte e lire, te lire jane shqiptaret kudo qe jetojne, kombi qe 100 vjet me pare kishin parashikuar ta fshinin nga faqja e dheut vjen sot ne 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise vjen i lire, krenar, i sigurte ne trojet e tij. Ne besuam te kombi. Shqiptaret ia dolen, ne e kryem", tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi edhe faktin se ishte Partia Demokratike bashke me shqiptaret, qe anetaresuan vendin ne NATO dhe realizuan levizjen e lire ne Europe, kur vetem dy dekada me pare Shqiperia ishte vendi me i izoluar. Ajo qe ka mbetur ende pa u kryer plotesisht eshte anetarësimi ne Bashkimin Europian, gje per te cilen kryeministri Berisha kerkoi mbeshtetjen e shqiptareve.
Reagimi i Ramës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me mitingun e organizuar nga Partia Demokratike me rastin e 20-vjetorit të fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.
Duke e cilësuar si një miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës, kreu i PS-së ka theksuar se po vijon e shkuara komuniste.
“Miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës!!! Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve,veç se këto janë parakalime në vendnumëro” shkruan Rama në “Twitter”.