Ish-kryeministri i Irlandës Bertie Ahern ka marrë të paktën 200 mijë euro me anë të pagesave sekrete gjatë ushtrimit të detyrës. Ahern në mënyrë të përsëritur ka mashtruar për burimin e parave që gjendeshin në llogarinë e tij bankare.
Por gjykata në Irlandë ka ndalur hetimet për korrupsion pasi nuk janë gjetur të dhëna që ai të ketë favorizuar ndonjë prej donatorëve kur ishte ministër i Financave në vitet 1990.
Ahern – një prej kryeministrave më jetëgjatë në Europë – në vitin 2008 dha dorëheqjen pas 11 vitesh në pushtet pasi vendi u prek nga kriza e borxheve. Procesi gjyqësor ndaj tij ndodhet në një pikë delikate pasi ish-kryeministri nuk ka treguar të vërtetën dhe nga ana tjetër Gjykata nuk mund të provojë se ai po gënjen.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, partia e Ahern, Fianna, pësoi humbje historike, ndërsa 60-vjeçari nuk konkurrojë për një mandat tjetër.
Gjykata ka paraqitur një raport final prej 3 211 faqesh – produkt i 15 vite hetim që përllogaritet tu ketë kushtuar taksapaguesve më shumë se 200 milion euro.
Hetimet nisën në vitin 1997, kur u vërejtën të dhënat e para për pagesa të padokumentuara. /F.Stafa/