Forumi Kuq E Zi
Berisha: 22 marsi 1992, dita më e madhe pas pavarësisë për shqiptarët Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Berisha: 22 marsi 1992, dita më e madhe pas pavarësisë për shqiptarët Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Berisha: 22 marsi 1992, dita më e madhe pas pavarësisë për shqiptarët Berisha_gr1-300x225UPDATE – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në Tuiter në lidhje me mitingun festiv të PD-së me rastin e 20-vjetorit të fitores së parë.

Rama e ka krahasuar mitingun e PD-së me parakalimet komuniste, duke shtuar se parakalimet e demokratëve janë në vendnumëro.

“Miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës!!! Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve,veçse këto janë parakalime në vendnumëro”, shkruan Rama.

Berisha: 22 marsi 1992, dita më e madhe pas pavarësisë për shqiptarët

Partia Demokratike po zhvillon një miting festiv në sheshin “Nënë Tereza”, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Berisha. Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Berisha e cilësoi 22 marsin e 20 viteve më parë si dita më e madhe për shqiptarët, pas asaj të pavarësisë.

“Nderojmë sot 22 marsin e vitit 1992, ditën që edhe sot pas 20 vitesh nuk gjejmë fjalë për ta përshkruar ndryshe veçse si dita e bardhë, dita e bekuar, dita më e madhe pas pavarësisë për shqiptarët e Shqipërisë.

Këto dy dekada janë kurorë të lirisë në ballin e çdo shqiptari, kurora e bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë.

Unë sot ju ftoj ju dhe mbarë shqiptarët të shprehim nderimin më të madh e të përulemi me repsekt para atyre që me trimërinë e tyre në dhjetor 1990 shembën murin e Berlinit, përmbysën më 22 mars regjimin më barbar që Europa kishte njohur në tërë historinë e saj.

Unë në emër tuaj dhe të atyre që me votë të lirë shembën diktaturën hoxhiste uroj sot të gjithë ata të rinj dhe të reja që lindën dhe u rritën në dekadat e lirisë”, tha Berisha.

PD feston 20-vjetorin e fitores së parë

Partia Demokratike feston sot 20-vjetorin e fitores së 22 marsit 1992. Demokratët kanë organizuar një sërë aktivitetesh festive, të cilat pritet të kulmojnë në mesditë.

Kryeministri Berisha e shpalli ditën e sotme ditë feste gjatë mbledhjes së zhvilluar me deputetët demokratë dhe krerët e rretheve të premten e kaluar.

20-vjetori i fitores së demokratëve përkon me vitin e 100 të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe sipas Berishës kjo është një arsye më shumë për të festuar.

“Edhe pas 20 vitesh, shqiptarët i besojnë ende Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha në mbledhje.

Zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 shënuan fitoren e parë të demokratëve, e cila i solli ata në pushtet pas regjimit të gjatë komunist. / G.N.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons