Personi më i kërkuar në Australi, i cili arriti t’i shpëtonte operacioneve të policisë për shtatë vjet rresht, është arrestuar dhe i është atribuar një akuzë e re mes shumë të tjerave që rëndojnë mbi të.
Malcolm Naden, 38-vjeç dhe një ish-kasap, është prangosur pak pas mesnate, kur rreth 20 agjentë policie të ndihmuar nga qenë të stërvitur rrethuan shtëpinë e tij në Uellsin e Jugut.
Naden ka qenë në arrati që prej vitit 2005, pasi dyshohet se vrau një grua. Gjatë kësaj periudhe ai u ka shpëtuar shumë operacioneve të policisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, policia për pak nuk arriti ta kapte atë pasi kishte rrethuar kampin e tij në afërsi të fshatit Naundok, por vrasësi arrit të arratisej.
Një shpërblim prej 103 mijë dollarësh amerikanë ishte ofruar në atë kohë për kë do të jepte informacione për të, më i madhi i dhënë në Australi që nga koha e banditit Ned Kelly në shekullin e 19-të.
38-vjeçari Naden është akuzuar për tentativë vrasje ndaj një polici, gjatë fushatës së kërkimit që ishte zhvilluar në dhjetor të 2011.
Ai gjithashtu është akuzuar për vrasjen e 24-vjeçares Kristy Scholes në vitin 2005, si dhe për agresion të dhunshëm ndaj një vajze 15-vjeçare.
Naden, i cili ishte i armatosur kur policia u përball me të natën gjatë së mërkurës dhe së enjtes, u kafshua nga një qen i forcave të rendit.
Autoritetet australiane njoftuan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u kurua në spital dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin e policisë.