Kirurgu i famshëm Dr. Roger Leir dha një leksion rreth zbulimeve të tij më të fundit, pasi ai hoqi 16 implante misterioze nga pacient të ndryshëm. Me ndihmën e shumë fizikanëve bërthamor dhe shkencëtarëve të tjerë, Leir ka tashmë një konceptim më të mirë të mënyrës se si këto implante janë krijuar, përbërjen, qëllimet dhe origjinën e tyre.
Që në fillim, pacientët e tij nuk e dinin se ata ishin bartës të implanteve të ndryshme (jashtëtokësore) e të çuditshme, si dhe në trupin e tyre nuk ekzistonte ndonjë shenjë e cila do të vërtetonte instalimin e tyre, por pacientët në periudha të ndryshme kohe vuanin nga dhimbe të forta të papërcaktuar se nga shkaktoheshin, si dhe pacientët zbulonin krejt rastësish këto implante falë grafive që ata bënin për arsye të ndryshme.
Edhe pse kirurgu është kritikuar së tepërmi dhe ironia ka rënduar mbi të nga shumë skeptik dhe kundërshtar, mbetet të theksohet se studimi i tij, pra i Dr, Leir dhe ekipit që aji drejton, është marrë në konsideratë dhe po “skanohet” nga Laboratori Kombëtar i Los Alamos, nga Instituti Teknik i New Mexiko, nga Universiteti i Torontos, Kanada, si dhe nga Universiteti i York-ut, e shumë të tjerë.
Kirurgu Leir, mbron fuqishëm studimin e tij të përfunduar në grup duke bashkëpunuar me shumë koleg të tjerë dhe analizuar dhe certifikuar gjetjet e tyre në mënyrë shkencore.
E veçanta e kësaj historie është se kirurgu Leir, nuk i ndjek apo kërkon pacientët, por ata vetë shkojnë tek ai. Gjithashtu Leir, është shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e pacientëve të tij, ai i merë ata në konsideratë pasi pacientët t’i jenë nënshtruar një kontrolli të saktë dhe të kenë ndjekur proceduar e nevojshme e që parashikohen me ligj.
Në leksionin e tij të fundit, Leir, filloi të shpjegojë rastin e 15-të të ndërhyrjes kirurgjikale të tij, me pacientin John Smith. Pasi këto sende të zbuluara janë të dimensioneve shumë të vogla. Leir, fillimisht pacientëve u bënë Grafi, e më pas i kalon ata në Skanerë, për të diktuar sa më mirë vendndodhjen e sakët të tyre para se të operohen.
Në kundërshtim me shumë mjek kirurgë të tjerë, të rrjetit PRO/HMO, Leir, pas konfirmimit, shkonte vetë tek pacientët e tij duke i vizituar ata në shtëpi, jo për gjendjen shëndetësore të tyre, pasi shëndetin e tyre ai e kontrollonte në klinik ose në spital, por për të studiuar ambientet ku ata jetonin -muret, oborrin dhe gjithçka në që kishte në shtëpi e rreth saj. Dr. Leir, zbuloi aty shumë gjëra interesante, si anomali magnetike në materiale organike jo-përçues. Për shembull, lugë të drunjtë dhe pemët përreth tregonin nivele të larta magneti në matjet që kryheshin. Duke përdorur një dritë të zezë, Leir dhe ekipi i tij, zbuluan shenja gishtash të cilat shkëlqenin si fosfori në muret e shtëpive.
Menjëherë Leir dhe ekipi i tij, filluan të heqin sendet aliene nga trupat e njerëzve. Këto sende ishin të ngjashme me ato të cilat po i njëjti ekip i kishte hequr edhe nga pacientë paraardhës.
Këto sende gjenden të ngulitur në tufat e ndjeshmërisë së nervave dhe nuk ka reagim nga imuniteti trupor ndaj tyre (infeksion), në kundërshtim me çka ndodh kur trupi refuzon një send të jashtëm (jo trupor).
Gjithashtu janë diktuar dhe transmetohen radiovalë nga këto sende në frekuencat 14.749 mhz dhe 17.689 ghz. Kur sendi hiqet nga trupi i pacientit, ai vendoset menjëherë në një vazo e cila përmban të njëjtin grup gjaku me atë të pacientit, nëse ky send do të vendosej në një vazo me alkool si çdo organ tjetër trupor kur i hiqet një pacienti, ai do të zhdukej.
Pacienti i 16-të i operuar nga Leir dhe ekipi i tij ishte Ron Noel. Ron-i beson se mund të jetë rrëmbyer nga jashtëtokësorët gjatë kohës që kishte shkuar për kamping, kur ishte 10-vjeç. Kua i vizituar me aparatura me info të kuq, ekipi i Leir, u shkua kur pa një tatuazh fosforik drejtkëndor në formë V në lëkurën e Ron. Ekipi vizitoi me shumë kujdes implanitin që hoqi nga Ron, ata konsiderojnë se ajo i ngjanë nano-tubave të karbonit.
Nano-tubai/t i karbonit, është materiali më i fuqishëm i njohur dhe mund të përdoret për si material thurës e ndërtues në elektronikë. Materiali i cili përbën këto sende të implantuara, ka tendencë se mund të jenë gjurmë të ngjashme ato të materialit përbërës të meteoritëve. Materiet përfshijnë dhe përbëhen nga galium, germanium, paladium, itrium, rodium dhe izotope të rralla.
Para se implanti të hiqej, ai gjithashtu transmetonte radiovalë.
Ndërkohë që u hoq, sendi nuk mund të pritej kurrsesi me çdo lloj vegle apo organ mjekësor. Por, ai mund të pritej vetëm me anë të një laseri të fuqishëm.
Materiali i cili përbën sendin/objektin ka aftësi antibakteriale, pasi përmban acid lauric, i cili mund të ndihmojë për të shmangur reagime imunologjive në objektin dhe kontaminim.
Sipas materialeve dhe izotopeve, Fizikani Bërthamor Robert Koontz, beson se ata të cilët kanë bërë këto implantime mund të jenë mbi 80 milionë vjet para qytetërimit tonë dhe ndoshta në një distancë 300,000 vjet drite larg.
Gjatë seancës pyetje përgjigje, Roger iu referua një rasti që ndodhi në Brazil, ku mjek kirurgë operuan këmbën e thyer të një jashtëtokësori. Jashtëtokësori tha se ndjehet keq për ne. Ai shpjegojë se arsyeja është se ne njerëzit, jemi të shkëputur nga vetvetja jonë shpirtërore. /albobserver/