Forumi Kuq E Zi
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars 383533_400816989929728_141388129205950_1692211_1725690632_n
Veç Festës së Nënës, pakkush mund ta di që ekziston edhe Festa e Baballarëve. Bëhet fjalë për një kremtim, që i dedikohet baballarëve të familjes dhe që e ka zanafillën në fillim të viteve ‘900. Festa e parë për baballarët u zhvilluar në Fairmont (West Virginia), më 5 korrik 1908. U organizua nga Grace Golden Clayton, e cila deshi të kujtonte 210 baballarët, të cilët kishin humbur jetën në tragjedinë e minierës së Monongah, më 6 dhjetor 1907. Fatkeqësisht, festa u errësua nga eventet të tjera në qytet, kështu Kontea e West Virxhinias, nuk e regjistroi zyrtarisht ditë pushimi dhe prandaj s’u festua më. Kjo festë u harrua deri në 1972-shin, kur një nga bashkëpunorët e presidentit amerikan Nixon, punoi për të rifituar këtë traditë.

Mirëpo koncepti modern i Festës së Baballarëve erdhi nga Sonora Smart Dodd, e lindur në Arkansas, e cila praktikisht i dha hov në vitin 1910 festimit të Ditës së Baballarëve. Por për shkak të disa problemeve, ligji mbi njohjen kombëtare të Festës së Baballarëve u paraqit në Kongresin Amerikën në vitin 1913. Madje aq shumë diskutime ngjalli, sa që vetëm në 1972-shin, pas miratimin nga Kongresi dhe firmosje së presidentit Nixon, festa mori trajtë kombëtare. Tashmë që nga atëherë, në SHBA e Kanada kremtohet Festa e Babait, në të dielën e tretë të qershorit, po ashtu si edhe në Britani, Hong Kong, Indi, Filipine, Irlandë, Singapor, Japoni, apo Malajzi.

Kurse në Itali, ashtu si edhe në Portugali e Spanjë (me këtë rast, dyqanet e bëjnë pushim), sipas traditës katolike, festa kremtohet pikërisht sot, 19 mars, në ditën e Shën Xhuzepes, aq sa njihet zakonisht edhe si Festa e Shën Xhuzepes. Mirëpo jo të gjitha vendet e botës kanë të njëjtën datë për kremtimin e ditës, në nder të baballarëve...

Bota arabe

Aty festohet më 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo, sepse festa e nënës, në ato vende, festohet në ditën e parë të pranverës.

Argjentina

Festa e baballarëve në Argjentinë festohet po ashtu si në SHBA, në të dielën e tretë të qershor, por ka disa tentativa për të shtyrë datën më 24 gusht, për të përkujtuar ditën, kur “Babai i Kombit”, José de San Martin pati fëmijën e parë.

Australi

Këtu, festa e Baballarëve festohet në të dielën e parë të Shtatorit dhe nuk është ditë festive. Vetëm zona e Victorias vijon traditën e nderimit të rolit e figurës së babait.

Brazil

Aty, Festa e Baballarëve kremtohet 3 muaj pas festës së Nënës, në të dielën e dytë të gushtit.

Danimarkë

Festa e Baballarëve këtu kremtohet më 5 qershor dhe përkon me Ditën e Kushtetutës, që është festë

Gjermani

Këtu festohet në mënyrë tjetër nga pjesët e tjera të botës. Gjithmonë kremtohet 40 ditë pas PAshkëve dhe është festë federale. Në disa zona quhet edhe Dita e Burrave (Männertag), apo Dita e Zotërinjve (Herrentag). Shumë e konsiderojnë këtë ditë, si moment kur duhet pirë, duke u bërë tapë.

Korea e Jugut

Këtu kujtohet Dita e Prindërve, më 8 maj, por s’është një ditë festive.

Seychelles

Në këto ishuj, Festa e Baballarëve kremtohet në ditën e 16 të qershorit dhe s’është festë

Zelanda e Re

Këtu kremtohet në të dielën e parë të Shtatorit, por s’është ditë festive.

Polonia

E kremton Festën e Baballarëve më 23 qershor

Rumani

Duke nisur nga viti 2010, këtu Festa e Baballarëve celebrohet në të dielën e dytë të majit dhe njihet zyrtarisht nga Shteti.

Kinë

Në Republikën Popullore kineze, Festa e Baballarëve kujtohet më 8 gusht, në ditën e 8-të të muajit të tetë të vitit. Kurioz është fakti që në kinezçen mandarinë, shqiptimi i numrit 8 është “ba”

Thailande

Në Tailandë, Festa e Baballarëve është e lidhur plotësisht me ditëlindjen e mbretit. Pikërisht, Bhumibol Adulyadej (Rama IX) ka lindur më 5 dhjetor. Tradicionalisht, kjo festohet duke i dhënë një lloj lule (Canna) mashkullore babait, apo gjyshit. Për më tepër, tailandezët vishen me ngjyrën që i përkon ditës kur ka lindur mbreti, si homazh dhe respekt ndaj tij.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
aaahahah po babat e kan fest x derisa kan dhun ngru e kalamoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons