Forumi Kuq E Zi
“E DIEL-A” E ULPIANES!  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“E DIEL-A” E ULPIANES!  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“E DIEL-A” E ULPIANES!  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“E DIEL-A” E ULPIANES!  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1“E DIEL-A” E ULPIANES!  Empty “E DIEL-A” E ULPIANES! 20/3/2012, 14:58

Ylli

Ylli
Antar Special
Antar Special
“E DIEL-A” E ULPIANES!  F.0320010224452_m

Sociologia, politikologia, opinionistja fikse dhe moderatorja, Ulpiana Lama, së fundi ka filluar të shfaqet në mënyrë vezulluese tek “E Diell” në Top Chanel. Madje, do të thoshim se Ulpiana i ka dhënë sharmë këtij spektakli dhe i ka dhuruar më shumë diell e shkëlqim dhe ngrohtësi, por edhe rrezatim.

Intervistoi: Shaqir Foniqi

Me Ulpianën biseduam shtruar për shumë çështje, duke filluar nga aktualiteti i punës së saj, për artin, politikën, medien, rikthimin në Shqipëri, si dhe për formën e saj, bukurinë e (pa)parë! Ja, edhe përgjigjet e saj!

“E DIEL-A” E ULPIANES!  1ulpiana

Ulpiana, ju kemi parë kohët e fundit si opinioniste në shown “E Diell” në Top Channel. Si është një e diel në Top Channel?
Publiku e percepton zbavitëse. E tillë është edhe për ne. Ka tepër punë, por është një punë që të shpërblen emocionalisht. Formati sjell më të mirën, në më të mirin ekran shqiptar. Është një program inteligjent, ku secili gjen diçka të përshtatshme për të. Vërejmë një përgjigje jashtëzakonisht pozitive të publikut ndaj dasmave. Çdo javë, një krahinë e caktuar sheh të shpalosen përpara gjithë shqiptarisë doket e veta. Ka nostalgji ndër të moshuarit, kureshtje ndër të rinjtë, krenari ndër të gjithë. E diela është një ri-takim me traditën autoktone shqiptare.

Cili ishte itinerari për te “E Diel”?
Një raport besimi me autorët e emisionit. E çmoj shumë Alban Dudushin, si profesionist dhe njeri, jemi miq prej vitesh. E gjitha nisi me disa ide të hedhura në tryezë rrëmujthi, e mandej të sistemuara në letër. Shumë elementë u shtuan nga prurjet e ekipit dhe vizioni i dy autorëve: Dudushit dhe Bashës, secili mjeshtër në fushën e vet.

Pozicioni juaj është ai i, siç ju quajnë, “opinionistes fikse”. Çfarë saktësisht do të thotë kjo?
Talk-show është një program që nuk mund të inskenohet. Të ftuarit kanë opinionet e tyre dhe ftohen pikërisht për t’i ndarë ato me publikun. Prej moderatorit - nga ana tjetër – pritet që të pyesë të ftuarit, e jo t’i shtohet radhës së panelistëve në studio. Në televizionin evropian – francez, italian, gjerman etj – gjen gjerësisht përhapje roli i komentatorit/es fiks, si një analist e bashkëdrejtues që sjell njëherësh një qëndrim të artikuluar por edhe përcjell pozicionin e ideatorëve të emisionit (pjesë e të cilit ekip është edhe vetë). Për analogji, meqë jemi më të mësuar me të – në gazetë kemi editorialistin.

“E DIEL-A” E ULPIANES!  3ulpiana

Vërejmë që ka prani konstante të të ftuarve nga Kosova në emision. Pse kjo zgjedhje?
Sepse ne flasim të njëjtën gjuhë dhe jemi i njëjti komb. Është fare e natyrshme që një pjesë të madhe të problemeve t’i kemi të përbashkëta dhe të kërkojmë zgjidhje të përbashkëta. Kur ne mendojmë një temë dhe diskutojmë listën e të ftuarve, vlerësojmë kush është më i/e përshtatshëm për atë temë. Nuk analizojmë shtetësinë e individit. Me “E Diel” ne synojmë të ngërthejmë atë që gjendet tek prototipi i shqiptarit: e kaluara - e shtresëzuar tek secili prej nesh; kozmopolitizmi – pasi jashtë kufijve të të dy shteteve shqiptare jetojnë pothuaj edhe njëherë kaq. Udhëtimet, shkëmbimet, dinamika e komunikimit e kanë ngjeshur hapësirën ku jetojmë me kaq shumë tharm dhe thellësi, saqë ne nuk mund ta injorojmë. Ajo që përpiqemi të bëjmë është ta përqafojmë këtë diversitet dhe ta sjellim në një formë sa më të kapshme në ekran.

Të shohim më në formë se kurrë. Ke bërë pakt për rini të përhershme?
Nuk ka gjë më subjektive se perceptimi për të bukurën. Nëse ju dukem e tillë, më pëlqen subjektivizmi juaj (buzëqesh).

Para disa kohësh ju pamë në një tjetër format: reality show, me titullin “Dragon’s Den” (Strofulla e Dragoit). Hoqët dorë sepse ishte reality, apo se nuk ju pëlqente formati?
As njëra, as tjetra. Shihni, unë mendoj se reality TV ka ardhur për të qëndruar mes nesh. Televizioni po shkon drejt interaktivitetit. Publiku nuk dëshiron të jetë vetëm një shikues pasiv, por mundësisht edhe pjesëmarrës aktiv. Ndaj edhe kjo etje për formatet reality. Nëse nuk do ta gjejë në TV, shikuesi do ta kërkojë dhe aplikojë në internet elementin ndërveprim… Me këtë pyetje më sollët ndërmend filmin “The Artist” që përshkruan rezistencën e një aktori të njohur të filmave pa zë, i cili refuzonte të involvohej në filmat me zë sepse të tillët i dukeshin qesharakë dhe të përkohshëm… E solla këtë detaj për të theksuar se, duam apo s’duam, jetojmë në erën e reality TV. E gjithë diferenca qëndron te profesionalizmi. Ky format duhet bërë me klas! Çka Dragon’s Den e kishte. Për mua, ishte ambicie kulturore, jo personale. Nga pikëpamja personale me flen më mirë talk-shoë, meëjep më shumë hapësirë. Ndaj e cilësoj “Dragon’s Den” si një ambicie kulturore, pikërisht sepse është një format emancipues për shoqërinë në kuptimin e biznes-bërjes. Promovon konceptin – plotësisht të panjohur ndër ne – të “capital venture” – një formë e investimit që përfshin në këmbim marrëveshje për një sasi aksionesh. Unë besoj te ky format. Jam e sigurt se producentët (kompania Grand Media) do ta çojnë përpara, ashtu si edhe formatin tjetër të suksesshëm që të njëjtët prodhojnë “Milioneri”.

Çfarë ju ka dhënë ky rikthim në Shqipëri?
Më ka ridhënë kënaqësinë e të komunikuarit shumë-dimensional. Në Kosovë e kam provuar kënaqësinë e të thelluarit në argumente gjatë bisedave me miq e bashkëpunëtorë, por nuk e marr këtë kënaqësi nga ekrani i televizionit. Biseda aty mbetet në të shumtën e rasteve e thatë, e sforcuar. Por për dallim nga Shqipëria, në Kosovë ka më shume etikë në komunikim publik dhe kjo është një cilësi e bukur.

“E DIEL-A” E ULPIANES!  2ulpiana

T’i kthehemi politikës. Është një lojë fjalësh, sepse ne po i kthehemi diçkaje që ju nuk i jeni kthyer prej 5 vjetësh.
E vërtetë. Ka një kohë për veprim dhe një kohë për reflektim. Nuk jam e përfshirë në politikë, por e analizoj politikën. Shkruaj herë pas herë rreth politikës, kam qëndrim, kam angazhim. Pastaj, për mua është shumë e rëndësishme të ruaj lirinë dhe integritetin!

Pse nuk jeni më aktive?
Kanë ndryshuar rrethanat. Afrimi i intelektualit me politikën është kontekstual; në kohën kur unë isha e përfshirë Kosova ishte një ëndërr e madhe e lirisë për shumëkënd në botë. Sot është një shtet, me të mirat dhe të metat e veta. Shtetësia është një projekt i papërfunduar, në fakt, për shumë arsye…

Si e shihni nga distanca skenën politike kosovare?
Jo plotësisht nga distanca, sepse unë kaloj mjaft kohë këtu. Duhet pohuar se skena politike është polarizuar prej 2008-ës. Ngjan me atë të pas-luftës, kur përplasja mes vizioneve politike ishte si një betejë jetë-a-vdekje. Dikur kishim PDK vs. LDK, tani PDK vs. Vetëvendosje. Kjo situate mbart një element rreziku për zhvillimin e demokracisë dhe të mendimit kritik. Nga ana tjetër, cilësia e lidershipit politik lë shumë për të dëshiruar. Mua më brengos mënyra sesi, psh., individë fare aksidentalë në politikë dhe të pazotë, katapultohen brenda ditës në majën e piramidës së drejtimit të shtetit. Kjo më duket një tallje e madhe, e hidhur. Në një ambient të tillë, kur nuk gjen as bashkëbisedues e lëre më bashkëpunëtorë (politik), mbetet pak ose aspak hapësirë.

E keni fjalën për Presidenten?
Ç’rëndësi kane emrat e përveçëm! Po flas për një model difektoz. Detyrat e larta janë joshëse, por është mirë që njeriu ta njohë veten, çfarë mundet, çfarë nuk mundet, e mbi të gjitha të dijë të thotë “jo”…
Sidoqoftë, që të kthehem te ajo që nisa të them. Çka më shqetëson është vetmia në të cilën është lënë qytetari. Qytetari është shndërruar në një subjekt që paguan taksa, që mbush arkën e shtetit, por nuk merr shërbime. Paguajmë takse për ndërtesat ku jetojmë - por nuk ka as menaxhim, as mirëmbajtje të tyre. Kjo është një kosto mujore që i shtohet secilës familje. Paguajmë për mbeturinat (jo për riciklimin e tyre! - sepse e gjithë çfarë bën Komuna është zhvendosja nga një vend në tjetrin), mirëpo edhe këtu duhet të veprosh vetë, sepse pikat më të afërta janë të arritshme…me makinë! Janë të gatshëm të ndëshkojnë për “parkim të gabuar”, pa ndërtuar paraprakisht infrastrukturën e nevojshme: parkingje publike. Marrëdhënia me KEK-un është më e tmerrshmja: nuk e kupton asnjëherë çfarë çmimesh aplikojnë e kur i ndryshojnë. Është shërbimi më i shtrenjtë në rajon për qytetarët me standardin më të ulët të jetesës. Faturat vijnë të kripura e të fryra sa më s’bëhet! Situatë e rëndë në shëndetësi. E pashpresë në gjykata. Një ditë e qytetarit kosovar është tepër larg asaj të qytetarit evropian. Klientelizmi po ja merr frymën këtij vendi. Qytetari i thjeshtë nuk kryen dot asnjë punë në procedurë normale, nëse nuk ka një “Të Njohur”, të rëndësishëm, diku. Madje, as informacion nuk merr dot, se jo të zgjidhë problem. Kjo pafuqi e qytetarit është dëshpëruese, është e dhimbshme. Është edhe e rrezikshme, sepse shton prirjen drejt radikalizimit. Nevoja për kërkimin e zgjidhjeve të shpejta dhe besimi në shpëtimtarë të rremë shndërrohet në urgjencë kërcënuese.

Çfarë ju kanë mësuar këto vite?
Shumëçka. Së pari: për të mos i marrë gjërat që gëzoj – familjen, miqtë, shanset dhe sukseset në jetë - për të mirëqena. Së dyti: nëse jetën do ta krahasonim me një labirint, rruga drejt daljes – e me “dalje” në mënyrë figurative mund të imagjinohet suksesi, përmbushja – është e vështirë. Ndodh që të haset në një kthinë të bllokuar. Shpesh, njerëzit këtë moment kohor dhe hapësinor e perceptojnë si fatalitet, si fundin. Unë jam përballur me një seri kthinash pa dalje. Thjesht nuk jam dorëzuar, kam vazhduar kërkimin. Dhe kam kuptuar se, në fakt, ka vetëm një situatë të pakorrigjueshme në jetë. Kjo është vdekja. Gjithçkaje tjetër i gjendet kura, zgjidhja. Me kurajë dhe besim, shpresoj.

/Telegrafi/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa e mir qenka krushka me u paaaa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons